• |
ide | kryesore

Guardiola ndërhyn personalisht: City nis ofensivën për Bonucci

Sport



Zyrtarizimet e Aaron Ramsey e Adrien Rabiot e pritshmëria për ardhjen e Mathijs de Ligt, e ka bërë Juventus të shohë tashmë drejt shitjeve. Ardhja në bardhezi e mbrojtësit hollandez mund ta shtyjë Leonardo Bonucci larg Torinos e sipas Il Corriere dello Sport, mbi mbrojtësin, që u rikthye verën e kaluar nga eksperienca tek Milan është shumë i fortë interesimi i Manchester City (përvec atij të Psg).

Nuk është një secret që Bonucci është prej kohësh i preferuari i Pep Guardiola, që pasi provoi tia merrte bardhezinjve në 2016 është kthyer në sulm për lojtarin. E këtë herë mundësitë për ta bindur janë të tjera, sepse ardhja e De Ligt rrezikon seriozisht ti heqë vendin e titullarit në mbrojtjen e Maurizio Sarri.

Nëse vullneti i Bonucci do të jetë ai i largimit, Juventus sigurisht që nuk do ta kundërshtojë: 50-60 milionë euro është shifra që kërkojnë bardhezinjtë dhe që natyrisht është viti i fundit, duke parë moshën e mbrojtësit, që lojtari vlen kaq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *