• |
ide | kryesore

PD publikon videon: Ja si komisioneri i bleu votën një vajze, KQZ nuk tregoi numrin real të votuesve

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike vijon të denoncojë blerjen dhe manipulimin e votave në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sekretari për Zgjedhjet i PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka publikuar videon e komisionerit Edmond Hajro, që sipas tij, shfaqet duke blerën votën e një vajze të re.

Sipas Kasos, numri real i votuesve është 105 mijë dhe jo aq sa rezulton nga tabelat përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Edmond Hajro i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner, pjesë e grupit që blen votën e një vajze të re. Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet. Krimi i blerjes së votës është vetëm një pjesë e skenarit dhe farsës së 30 qershorit. Manipulimi i numrit të pjesëmarrësve ishte më i madhi në këto vite, është në rreth 66 mijë votues, gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur KQZ.

Numri real i votuesve është 105 mijë, jo sa thotë KQZ. Kjo pjesëmarrje e ulët tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryemashtruesin Erion Veliaj. Kamikazët e Ramës në Komisionin Qendror të Vjedhjeve do mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar Kaso.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *