• |
ide | kryesore

Shkodër/ U arrestua për pengim të zgjedhjeve, lirohet 23-vjeçari

Arkiva



Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë, Emrah Shabaj i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës një ditë pas zgjedhjeve nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.

Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 23-vjeçarit pasi sipas trupit gjykues nuk ka prova që e fajësojnë.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Arta Llazari, pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrojtëse, ka vendosur të lërë të lirë 23-vjeçarin Emrah Shabaj, nipi i ish-kryetarit të Komunës Postribë Faz Shabaj.

Dy ditë më parë kanë qenë familjarët të cilët e cilësuan arrestimin e tij totalisht politik për shkak të bindjeve që ka familja Shabaj, ndërkohë që duket se këto pretendime qëndrojnë edhe në argumentimin e gjykatës së Shkodrës e cila ka cilësuar të padrejtë arrestimin pa pasur asnjë provë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *