• |
ide | kryesore

Përplasja e armatosur në Kavajë, dy bandat sherr edhe para dy vitesh, por ngjarja ishte mbyllur pa shkuar në polici

Lajme, Të fundit

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Kavajë është një përplasje e paralajmëruar. Edhe dy vite më parë dy bandat kishin konflikt me njëra-tjetrën. Mes tyre kishte ndodhur një sherr masiv me sende të forta, por ky rast nuk u referua në polici.

Anëtarët e dy grupeve kriminale janë të skeduar nga policia si persona të rrezikshëm që merren me trafikun e drogës. Nuk dihet përse policia nuk i mbante në mbikëqyrje. Ndoshta kështu do të ishte shmangur edhe ngjarja e rëndë që ndodhi sot, ku u plagosën 5 persona dhe mbeti i vrarë një kalimtar.

Policia bën të ditur se ka arrestuar vëllezërit, Marius dhe Denis Aliu. Ndërkohë, personat e bandës tjetër, me të cilët ata janë përplasur, dyshohet se janë Rustem Dedej dhe dy vëllezërit, Elio dhe Erald Hyka. Marius Aliu autor i dyshuar sipas Policisë është plagosur ditën e sotme dhe është në ruajtjen e policisë, ndërkohë që Denis Aliu është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë për ngjarjen.

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

2 Comments

  1. “Nuk dihet përse policia nuk i mbante në mbikëqyrje” thot lapsi. per te mbajtur ne vezhgim gjth kriminelet potencial te shqiperise duhen 1 milion e gjys polic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu