• |
ide | kryesore

Fqinjët marrin miliona euro, Rama kthehet duarbosh nga samiti i Poznanit

Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka dështuar të përfitojë edhe një cent nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh.

Në Samitin e Poznanit, që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit, nisur në vitin 2014, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë dalë të buzëqeshura me nga 3 projekte të zgjedhura në fushën e transportit dhe gazit natyror.

Kosova ka përfituar 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

Shqipëria ana tjetër, duket se ka ezauruar projektet në këto fusha, falë programit të Partneritetit Publik Privat dhe në këtë mënyrë nuk merr grante nga Bashkimi Europian.

Në total në 4 vitet e fundit, vendi ynë ka arritur të thithë vetëm 214 milionë euro investime nga agjenda europiane për Ballkanin, në fushën e transportit dhe energjisë, të fundit krahasuar me të gjitha vendet e tjera.

Këto projekte përkojnë me disa linja interkonjeksioni, rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas dhe disa përmirësime në Portin e Durrësit.

Nga ana tjetër Maqedonia ka përfituar 272 milionë euro, Kosova 330 milionë euro, Mali i Zi 399 milionë euro, Serbia plot 627 milionë euro, e madje Bosnje Hercegovina mbi 1 miliard euro.

Vendi ynë megjithatë do të përfitojë nga shumat më të vogla që BE do të vendosë në dispozicion për përmirësimin e ndërlidhjes digjitale, si dhe për inovacionin në bizneset e vogla dhe të mesme.

Samiti i Poznanit është pjesë e procesit të Berlinit, një iniciativë e disa shteteve anëtare të BE-së që mbështesin përpjekjet drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.



11 Comments

  1. Po nuk duan leke BE-je Rilindasit se dalin zbuluar, mbasi investimet supervizohen nga ekspert europian. Keshtu qe Rama e njeh veten dhe shoket, prandaj motoja e tyre eshte vjedhim taksat e shqipetarve se nuk bejne ze e smarrin vesh. Edhe kur dalim gafil cudia zgjat tre dite dhe e justifikojm me nje shprehjen “fajin e ka saliu”.

  2. rames e ridhjerjes ju mjafton mut putini e vuqiqi si dhe lesh negjmie e baba taku.kjo ju mjafton qelbesirave teshem vetm 459 mij.

    1. Ari, ne cdo koment qe ben vazhdon te mbetesh rrot .ari
      Nderro njehere pllaken o vulehumbur se je bere bajat.
      (Miku qe ta do te miren$

  3. Qe prej vitit 2014 u be e disata here qe vendet e ballkanit marrin me qindra miliona euro vetem shqiperia jo. Nje arsye eshte sepse i vjedhin kuptohet. Nje tjeter arsye qe kuptohet qarte eshte se rilindja i ka mbushur ministrite dhe administraten me njerez militante e te paafte per te bere studime dhe paraqitur proekte strategjike.

  4. Fajin e ka BE qe nuk jep leke, qeveria jone e ka bere te veten. Ka plotesuar te gjirha kushtet. Lideri yne nuk gabon kurre.

  5. Muk kemi nevoje per investimet e BE kemi fituar votimet lokale me 30 qershor te cilat vlejne me shume se ato investime kapitaliste. Bar do ham investime nuk duam jemi shtet sovran. Ec aty KARIzmatiku yne fanar ndricues per europen sidomos me reformen ne drejtesi

  6. Qe t maresh fonde duhen projekte lideri di vetem batuta dhe vjedhje votash fondesh ca ti dali perpara, populli jone bare ha vetem lideri t jete mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *