• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Meta nuk ma kishte treguar SMS-në e Ramës, por…

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Ilir Meta nuk ia kishte treguar mesazhin ku Edi Rama i shkruante se “LSI-ja nuk do të ekzistonte, ndërsa Lulzim Basha nuk do të ishte më kryetar i PD-së”. Gjatë një takimi me strukturat e partisë së saj, Kryemadhi u shpreh se po të ishte LSI-ja në zvogëlim, kryeministri Rama do hynte në zgjedhje normale.

“E dëgjuat edhe mesazhin? Mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta. I thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se të ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI.

Unë i thashë Metës: “Kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë”.

Ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, se nuk do të kishte më LSI. Çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, por unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët.

Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, por pikërisht sepse ka vetëm 10%. Unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD sepse nuk ka shanse të jenë. Nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro”, – tha ajo.



7 Comments

  1. Po moj kije21, ke te drejte se ke kejdat, kejsat, kerpacat dhe kerpicat dhe me to ne zgjedhje do te marresh baftiarin. Behu gati per te shkuar tek vendi bashke me baftiarin.

  2. Tash per tash Ne duhet”me i thane derrit,daj”!?
    Te pakten pranohen si opozite,por vetem kaq!
    Sepse …..i njohim!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *