• |
ide | kryesore

Hallaçi ‘i ngul’ kunjin Kukësit dhe Gjokës: “Koha e surprizave iku, ikjen e Cordeiro e Reginaldo e di trajneri”

F1, Sport



Mbeten tashmë fare pak ditë nga debutimi i Kukësit në Europa League përballë Debrecen. Ndoshta shanset për kualifikim janë të reduktuar, por në analizën e një njeriu që njeh mirë Kukësin, ku ka qenë edhe trajner e nga ku është larguar vetëm pak kohë më parë, shanset për të bërë mirë janë. Debrecen nuk është i pathyeshëm dhe për Hallacin basti për tu fituar është Marko Van Basten Cema, për të cilin zbulon se kuksianët e vëzhgonin prej kohësh…

“Debrecen është një kundërshtar i fortë, por që mund të kalohet – shpjegoi Hallaci -. Kukësi ka treguar se di ta bëjë mirë punën e tij dhe ka marrë një lojtarë që do të jetë faktori kyc për Kukësin. Markovanbasten Cema, një lojtar me parametrat e Pero Pejic, që e ndiqnim me kujdes prej vitesh, më në fund mbërriti në skuadër dhe mendoj se do të bëjë diferencën”.

Lëvizjet e bëra në skuadër nuk janë ndihmesë e madhe në këtë rast dhe Hallaci nuk ngurron ti japë edhe një shigjetim teknikut Ernest Gjoka, për largimin e Reginaldos dhe Cordeiros.

“Lëvizjet e shumta të penalizojnë dhe kohët e surprizave kanë mbaruar – ironizoi Hallaçi – Mendoj se sa më pak lëvizje aq më solide është skuadra. Nuk kuptoj largimin e Reginaldos dhe Cordeiros dy yjet e skuadrës, por këtë duhet ta dijë më mirë trajneri që i aprovoi. Me ata të dy Kukësi do të ishte edhe më i fortë”.

Partizani do të zbresë në fushën e Selman Stërmasit të mërkurën kundër Qarabag, ndërsa Kukësi luan në 11 korrik në transfertën me Debrecen. Gjithashtu në Europa League do të jenë të impenjuara edhe Teuta kundër Venstpils e Laci kundër Hapoel Beer Sheva…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *