• |
ide | kryesore

Roma parakalon Milan për Veretout: francezi i Fiorentinës kthehet në prioritet

Sport



Pas përfundimit të blerjes së Pau Lopez (tek Betis 23 milion plus dhe përfitimi nga përqindja e 50 përqindëshit të rishitjes në të ardhmen të Sanabria për një minimale prej 7.5 milion) objektivi i ardhshëm i drejtorit sportiv të Romës Petrachi është mesfusha. Me Milanin që është një hap larg Bennacer, Roma ka një autostradë të hapur përpara për Veretout. Oferta verdhekuqe ndaj lojtarit është më e lartë krahasuar me atë që ka marrë menaxheri i tij nga kuqezinjtë: 5-vjeçare prej 2.7 milion plus një bonus prej 1 milion me arritjen e objektivit të kualifikimit për në Champions League.

Kërkesa e Fiorentinës është problem, duke qenë se e vlerëson mesfushorin 25 milionë. Në krahasim me sa ka ndodhur me Milanin (atje ku janë refuzuar këmbimet teknike me Laxalt, Biglia dhe Borini) në Firence janë të gatshëm të flasin mbi Defrel. Pas 11 golave të shënuara me Sampdorian, Petrachi këmbëngul të marrë të paktën 15 milionë prej tij, të cilat më pas mund t’i shtohen bilancit ekonomik. Tratativa është në vazhdim e Veretout do të shkojë rregullisht në grumbullim në Moena duke pritur të rejat.

Në mënyrë surprizë, ajo dukej një tratativë në rrugën e përfundimit ka pësuar një stop. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të rikthehet në lojë, por për momentin për Mançinin gjithcka është bllokuar. Pak për shkak të kërkesave të Atalanta (25 milionë plus bonuset), Roma është stepur, duke e konsideruar një investim të madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *