• |
ide | kryesore

Trump dhe Kim sërish armiq, Koreja e Veriut ashpërson tonin ndaj SHBA

Planet



Pak ditë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit supreme të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në zonën e demilitarizuar që shënon kufirin me Korenë e Jugut, Pheniani zyrtar ka lëshuar kritika të ashpra ndaj SHBA-të.

Delegacioni i Koresë së Veriut në OKB akuzoi SHBA-të se janë “të fiksuar në veprime armiqësore” dhe “ndaj sanksioneve”. Në mënyrë konkrete, Koreja e Veriut u ankua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin dërguar një letër të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, ku u bënin thirrje që të kthenin pas punëtorë të Koresë së Veriut. Letra datonte më 29 qershor, që përkon me propozimin e Trumpit për takimin e beftë me Kim.

Trump është presidenti i parë amerikan në histori që shkeli në territorin e Koresë së Veriut. Të dy liderët ranë dakord që të rifillojnë negociatat për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, që aktualisht kanë mbetur në një “pikë të vdekur”.

Çështje mosmarrëveshjesh midis dy vendeve përbëjnë edhe eksportet e Koresë së Veriut në Kinë, në tregun kryesor të saj, që ranë me gati 90 % vitin e kaluar, që ndikoi ndjeshëm në ekonominë e vendit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *