• |
ide | kryesore

Humbja e Tsipras/Hakmarrja e ftohtë e vëllait armik Varufakis

Arkiva, Kryesore



Ndërkohë që kryeministri grek Aleksis Tsipras përjetoi këtë të dielë ditën e vet më të keqe, gjashtë vjet pas ardhjes në pushtet, duke humbur zgjedhet e parakohshme (Demokracia e Re ka fituar 39,77% dhe 158 vende në parlament ndërsa SYRIZA 31,43% dhe 86 vende), ish miku i tij i ditëve të vështira, Yanis Varoufakis, po përjeton një tevansh të vërtetë duke u futur me partinë e tij të vogël për herë të parë në parlament. MERA25 e ish ministrit problematik të financave arriti të kapërcejë pragun duke marrë 3,39% (9 vende).

Lexo me tej:

Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, njeriu që do i zërë vendin Tsipras-it?

Sfida mes Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis nuk është e vetmja përplasje titanike nesër në Greqi. Skenari i votimit ka edhe një tjetër tragjedi politike tejet të fortë: përplasjen finale mes kryeministrit dhe Yanis Varoufakis, dy meshkujt alfa të së majtës greke. Dikur miq, Alexis Tsipras dhe Yanis Varoufakis, patën gjatë fushatës një përshkallëzim akuzash reciproke që me sa duket i dhuruan qendrës së djathtë të Dea Demokratia të ardhmen e vendit. Siç raportonte ditën e fundit të fushatës gazeta italiane La Republica e përkthyer në shqip nga Bota.al, Syriza dhe Mera 25 kanë zhvilluar dy mitingjet përfundimtare të fushatës elektorale në të njëjtën orë, 300 metra nga njëra-tjetra. Tsiprasi në Syntagma dhe Varoufakisi pak më tutje, në krah të Propilei.

Thikën në plagë e ka rregulluar pasdite në Tuiter lideri i Mera 25 që, ka sintetizuar në vetëm 280 gërma, zanafillën e kësaj sfide: “Ekzaktësisht katër vjet më parë, 61% e grekëve i thanë JO programit të kursimit me një referendum, dhe një ditë më pas u tradhëtuan nga Tsipras. Nga e diela, “JO”-ja do të rikthehet të përfaqësohet në Parlament”.

Marrëdhëniet mes të dyve, rrëfejnë ata që i njohin mirë, kanë shkuar në pikën zero pikërisht që nga mbrëmja e referendumit të 5 korrikut. Atëherë çifti që po bënte të dridhej Evropën, duke kundërvënë si Davidi kundër Goliathit recetave të Trojkës (me një kosto shumë të lartë për vendin), ndau dy rrugët: Tsiprasi në Bruksel për të firmosur memorandumin e tretë, për të shmangur shembjen e Greqisë dhe daljen e saj nga Euro.

Varoufakisi, teoricien i përplasjes finale kundër BE, në shtëpi. I dëbuar – me kërkesë unanime të të gjithë kredidhënësve – nga qeveria, për t’u kthyer si profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Prej atëherë marrëdhëniet ngrinë. Tsiprasi nuk ka folur më kurrë për ish Ministrin e Financave. Ky i fundit ka goditur lart e poshtë Evropën dhe “kryeministrin që ktheu pllakën”, në disa libra si dhe në një turne konferencash prej rock star-i, që ka zhvilluar nëpër Kontinentin e Vjetër.

Dega e ndrojtur e ullirit që ofroi Syriza disa muaj më parë – kur bindi në mënyrë “spontane” Komisionin grek të filmit për të sponsorizuar filmin e Costa Gavras “Të rritur në dhomë”, i bazuar në librin e Varoufakisit – nuk u mirëprit.

Ish Ministri motoçiklist e ka kaluar fushatën elektorale duke goditur Syriza-n nga e majta: “Nëse vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjet e firmosura nga Tsipras – ka thënë ai – Greqia e të ardhmes do të jetë një vend pa të rinj, sepse të gjithë do të kenë emigruar jashtë”. Duke e lënë vendin pa opozitë reale. “Çfarë do t’i thotë Tsiprasi Mitsotakisit, kur nga e hëna do të jetë në opozitë? Do e akuzojë se po zbaton po atë recetë, që ai vetë i imponoi vendit”, thotë politikani ekonomist.

Rivali i tij deri më sot i ka injoruar akuzat, duke u kufizuar me lëshimin e thirrjeve për votën e nevojshme. Por tek Syriza janë të shqetësuar. Mera 25 mori në zgjedhjet evropiane 2.99%, vetëm një hap larg pragut që e shpinte në Parlament.

“Por mediat na bojkotuan dhe vetëm 38% e grekëve kishin dijeni për ekzistencën tonë”, akuzon Varoufakis. Apeli për votën e dobishme? “Një idiotësi – minimizon ish Ministri i Financave. Tsiprasi do të humbasë në çdo rast, sepse zgjedhësit ndëshkojnë ata që zbatojnë masat shtrënguese të kursimit”. Dhe tund programin e tij “të fortë dhe të pastër”, i përbërë nga një “vetëreduktim” i tepricave të imponuara prej kredidhënësve dhe ndalim të privatizimeve. Natyrisht pa “dakordësuar asgjë me BE, e cila nuk do të bënte asgjë sepse një Gexit do i kushtonte mijëra miliarada”.

Me sa duket Varufakis ka pasur të drejtë, duke u angazhuar në një nga ato përplasje titanike që mund të hyjë në arkiva me bilancin klasik të këtyre betejave të së majtës: humbjen e të gjithë protagonistëve.



5 Comments

  1. Pasi erdhi verdalle si koqe kandari neper Europe me DIEM25, me te cilen deshtoi me turp, Varoufakis qenka kthyer me kembe ne Greqi. Profesori i teorise se lojes, marksisti qe per cudi mbeshtetjen e merr nga miliarderet dhe te pasurit, komentatori i perkedhelur i project syndicate-t sorosian, ia paska dale t’ja shese sapunin per djathe ca grekeve.
    Te majtet jane raca politike me hipokrite ne bote. Ketij rock-starit androgjen, qe shitet si mjeshter finance e politike, i shkon fiks ajo kenga parodi fantastike e komedianit gjerman “V for Varoufakis”.
    Pas te djathtes greke e ka radhen ajo shqiptare. Ta kthejme pak substance ne qeverisje dreqi ta haje. Boll me me Edi Ramen, falsitetin e investuar rende, sic e quan Zogaj.

      1. Mire apo keq, e djathta ka bere pune, ose sic thote Muc Nano: “E djathta ne kete vend ka bere gjera ore, me shume se e majta, por une e refuzoj estetikisht, sepse Saliu permend tredhjen edhe ne sy te femijeve” ( sepse ai ishte konteksti kur e tha. Saliut i ishte bere shprehi dhe harroji qe ishte me kalamaj). Por thelbi eshte qe dhe te majtet e pranojne qe e djathta ka bere pune, ndersa eshte veshtire te gjesh edhe te majte, qe te thone se Rama ka bere pune keto 6 vjet.

        1. Rama sapo perdundoi 5-7 km te rruges Tirane Elbasan ne vetem 6 vjet.
          Madje po te hapesh portalin e ARRSH, bypassi i Vlores ka filluar ne 2014 dhe ka mbaruar ne 2017.

  2. Ja po e zemë se Soros ngaqë i do shumë shqiptarët , si populli më i varfër i Europës, bëri një projekt që ta shpëtonte Shqipërinë nga varfëria duke e kthyer ate në një plantacion të stërmadh të kulltivimit të kanabisit duke angazhuar me këtë detyrë Edi Ramën.
    Është një fakt i pranuar se me kanabizimin, në Shqipëri hynë dhjetëra miliarda euro.
    Do të ishte kthyer vërtetë Shqipëria një “kopësht i lulëzuar i socializmit në Europë” me gjithë këto miliarda që kanë hyrë, do të ishin kryer në këto vite me dhjetra investime për vepra të mëdha publike të infrastrukturës të komunikacionit e energjisë, do të rritej niveli i jetesës, do të rriteshin pagat e pensionet, do të uleshin çmimet e taksat, do të bëhej shëndetësia e arsimi më cilësor e falas, do të hapeshin 300 mijë vende pune për shqiptarët në Shqipëri e jo të iknin për të kërkuar punë në Europë.
    Por pyetja e thjeshtë e “naive” e të gjorëve shqiptarë , është :
    Ku shkuan këto dhjetra e dhjetra miliarda euro veç blerjes së votave ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *