• |
ide | kryesore

Arbitrat mësojnë dorën me skuadrat shqiptare: UEFA përzgjedh emra të panjohur

F1, Sport



Në një ndeshje futbolli arbitri ka gjithnjë rëndësi, sidomos pastaj kur bëhet fjalë për përballjet Europiane: është mirë të njohësh edhe drejtuesin e garës, ashtu si kundërshtarin, për të ditur si vepron në situate të ndryshme dhe cfarë tleron apo nuk toleron. Në këtë pikë klubet shqiptare në debutimin e tyre të Europa League 2019-20 duhet të shkojnë drejt të panjohurës. Kukësi në transfertën e Debrecen do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, që eksperiencë ndërkombëtare ka vetëm dy ndeshje në Europianin e u17 dhe një miqësore. Megjithatë 30 vjecari, që do të asistohet nga Roland Riedel dhe Jasmin Sabanovic, në statistikat e 25 ndeshjeve të gjykuara në Bundesligën austriake është dashamirës i kartonëve të verdhë, 90, por jo të kuqve e penalltive. Gjë që të paktën në ndeshjen e parë, duket si dicka që mund ti shkojë për shtat Bluve.

Transfertë edhe për Teutën, përballë letonezëve të Ventspils, me durrësakët që duhet të hedhin sytë nga treshja nga Kazakistani me kryesor 28-vjeçarin Daniar Sakhi. Fare pak eksperiencë ndërkombëtare, me ndeshjen e fundit sfidën mes Kosovës U-21 dhe Andorrës U21, përfunduar 4-0 për dardanët. Asistentë të Sakhit do të jenë Sergei Kalaçev dhe Juri Tikhoniuk. Ndërsa gjyqtar i katër do të jetë Bulat Sarijev.

Debutues në Europë kryesori që do të arbitrojë Laçin, në sfidën e raundit të parë të Europa League, kundër Hapoel Beer Sheva. Treshja nga Qipro, me kryesor Loukas Soutirou, do të ketë mbi vete edhe shanset e kurbinasve. Në fakt, për 37-vjeçarin është hera e parë që do të drejtojë si arbitër kryesor në arenën ndërkombëtare, duke qenë se edhe stemën e FIFA-s e ka marrë këtë vit. Asistentë të tij do të jenë Haralampos (Xhorxhios) Georgiu dhe Haralampos Haralampos, por kujdes nga Sotirios kartonët dalin lehtë nga xhepi i tij, 344 në 74 ndeshje, 9 dopio kartona dhe 4 të kuq direkt, ndërsa 17 herë ka treguar pikën e bardhë të penalltisë, që kur arbitron në elitën e futbollit të ishullit. E duke qenë se luan në shtëpi, me pak kujdes, Laci mund ta kthejë në favor të tij këtë karakteristike të arbitrit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *