• |
ide | kryesore

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një arsenal armësh të sofistikuara mësohet se është sekuestruar nga policia në qytetin e Elbasanit më 1 korrik.

Burimet thonë se bëhet fjalë për 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë, të cilët janë zbuluar në disa shkurre, pranë rrugës nacionale në Papër.

Armët sipas burimeve janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor, pas një informacioni nga një banor.

Arsenali i armëve mësohet se është dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik për të zbuluar nësë janë përdorur për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit apo zona të tjera, pasi dyshohet se mund ti përkasin grupeve kriminale që veprojnë në zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *