• |
ide | kryesore

Video/ Iluzionon në pjesën e parë, Kukësi shthuret në 45 minuta

F1, Sport, Video

Më keq nuk mund të shkonte transferta me Debrecen për Kukësin, që ishte larg nga të qenit rival për hungarezët në raundin e parë të Europa League, edhe pse duhet thënë se në pjesën e parë Blutë u dukën skuadra më e mirë në fushë. E pabesueshme si gjithcka e ndërtuar nga formacioni i Gjokës, shkatërrohet me rifillimin e lojës në një disfatë 3-0 që e bën kthimin pothuaj një formalitet.

Rama e Rroca ishin protagonistët e një skuadre që u duk se kishte shumë për të dhënë, edhe me një Shkurtaj në hije. Pas frikës së minutave të para, kuksianët rritën lojën, duke e vënë tek litarët Debrecen, që shpëtoi vetëm nga nxitimi i Ramës apo mungesa e fatit të Rrocës, që në të 25 e stampoi topin në shtyllë. Kukësi vertikalizoi, funksionoi me krahë, mbrojti në grup…vetëm 45 minuta.

I gjithë rrëzimi filloi me hyrjen e Garba, që ndryshoi rrjedhën e lojës 9 minuta pas rinisjes së lojës, me një gol krejtësisht fatlum, por që ndikoi mendjen dhe këmbët e kuksianëve, që reshtën së luajturi, të qeni skuadër dhe u lëkundën në mëshirën e goditjeve të hungarezëve. Dy gola të Varga i dhanë përmasa humbjes së Bluve, duke e bërë kualifikimin një mirazh. Në minutën e 77 përgjegjësia është e të gjithë prapavijës së kapur në befasi nga shpejtësia e Trujic, që nxorri jashtë loje edhe Frashërin me pasin në qerndër për sulmuesin, që pasi shënoi golin më të thjeshtë, përmirësoi performancën me një silurë nga distanca, befasuese për Frashërin, jo i pakapshëm 7 minuta nga fundi.

Tani, misioni në kthim është gati nga ata të pamundurit. Tre gola kundër Debrecen është vështirë ti mendojë edhe më fanatiku ndër tifozët kuksianë, për më tepër që nuk duhet pësuar asnjë. Gjoka e ka të qartë se shkon drejt një eleminimi, në një aventurë europiane që nuk shkoi aspak si duhej…

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu