• |
ide | kryesore

Aksident në Kavajë, makina përplas shitësin ambulant

Lajme



Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr. 5 në qytetin e Kavajës. Një automjet i tipit “Peugeot” ka goditur një motor, drejtuesi i të cilit, shtetasi Limon Kazazi, 47 vjeç, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt  Spitalit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shkak i aksidentit është bërë ecja me shpejtësi në rrugën kryesore e një mjeti të tipit “Benz”, gjë që ka shkaktuar edhe përplasjen.

Mësohet se drejtuesi i motorit ishte një shitës ambulant i qumështit që pasi kishte mbaruar punën në treg, po i drejtohej banesës të tij. I aksidentuari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në gjoks.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *