• |
ide | kryesore

Napoli afat për Insigne: “Nuk mund të sillet si fëmijë”

Sport



Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, po punon fort për merkaton, në tentativë për ti dhënë Carlo Ancelotti skuadrën e duhur për objektiva të rëndësishëm, por duhet të administrojë edhe një cështje delicate si ajo e Lorenzo Insigne. “Tani është një burrë, e nuk është nevoja t’ia kujtojmë. Nuk mund të sillet në mënyrë fëminore. Do ta nxisim të japë maksimumin, shpresojmë që mund të jetë sezoni i tij, dua ta rishoh Insigne të bërë njësh me të kaltrën”.

Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, Aurelio De Laurentiis i ka vënë tashmë një afat kapitenit të skuadrës, që duket i tentuar nga idea për të ndryshuar ambjent. Presidenti napoletan prêt tashmë vendimin final të lojtarit, duke shpresuar që të mos shkojë drejt një krahu të hekurt me beniaminin e tifozerisë. Sfida vazhdon, ashtu si dualizmi për rolin e qendërsulmuesit, mes Dries Mertens dhe Arek Milik. Polaku mund të jetë, fillimisht, pika e referimit në sulm, ndërsa Mertens ka braktisur prej kohësh idenë e kthimit të mesfushorit të majtë. Dy lojtarët mund të luajnë edhe së bashku, një zgjidhje që trajneri nuk e ka refuzuar kurrë, për më tepër nëse do ti duhet të llogarisë largimin e Insigne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *