• |
ide | kryesore

Një turist i mbytur dhe 2 të zhdukur në kanionin e Holtës

Lajme, Të fundit



Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionin e Holtës në Gramsh. Burime nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë shpëtuar, 4 fëmijë ndërsa dyshohet se brenda kanionit janë edhe 2 persona të tjerë të rritur. Burime në vendin ngjarjes thonë se para pak çastesh është gjetur i pajetë trupi i një vajze.

Ajo është rreth 25 vjeç dhe ishte me origjinë nga Puka. Për shkak të mungesës së valëve në zonë policia është njoftuar shumë pas bllokimit të grupit. Edhe me personat e tjerë që janë të bllokuar ende nuk është bërë e mundur të komunikohet. Sipas informacione bëhet fjalë për djalë mbi 20-vjeç  si dhe një burrë rreth të 50-tave.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, zjarrfikësja, ambulanca dhe shërbimet e emergjencave. Mësohet se janë nisur edhe efektivë të RENEA-s të cilët janë të specializuar për ndërhyrjet në ujë. Dyshohet se shkaku i bllokimit, të jetë bërë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës e gjatë mesditës së sotme.

Në kanion sot kanë qenë 2 grupe turistësh. I pari ka pasur rreth 18 persona dhe i dyti ku gjendeshin edhe të zhdukurit 15 persona. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *