• |
ide | kryesore

Kryeministri firmos ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës

Lajme, Të fundit



Një tjetër akuzë e rëndë vjen në drejtim të kryeministrit Rama, këtë herë për shkaqe mjedisore.

Një ndër kanionet më të bukura në vend, ai i Holtës është dhënë me tender nga qeveria për  kompaninë “ERA Hydro”.

Opozita ka bërë publike dhe dokumentet ku duket qartë se kryeministri Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kanë firmosur për ndërtimin e HEC-it.

Deputeti Luçiano Boçi ka shkruar në rrjetet sociale se kanioni i Holtës do të betonizohet prej qeverisë nga një firmë e themeluar më 2016-ën, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh të reja.

“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.

Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.

Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë”, shkruan Boçi.



5 Comments

  1. Po dokumenti shkruan 27-04-2018… Pse nuk dolet ju te PDs qe atehere per kete Hidrocentral ?

    Nuk ju duket nje cike vone per kete deklarate ? Po , pse nuk e nxirrni dhe emrin e pronrit te ‘Era Hydro’… Nuk eshte emer i panjohur. Sidomos per kunatin e Bashes. PDist i oreve te para.

    Ja pra o Boci… kjo ishte dhurata qe Rama i Beri Bashes. para 8 muajve. … kurse ti tani u kujove te lehesh.

    1. Keta duhen shporrur te gjithe
      Te gjithe muter jane. Bejne sikur zihen por pazaret dhe allishverishet i bejne bashke.

  2. Luli me kunatin e vet VAMPIRE nuk jane me te mire se Rilindja .Mjere ky vend cfar e pret.Si nuk u ngopen more aman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *