• |
ide | kryesore

Basha flet në Shkodër: Të ndryshojmë Kushtetutën

Lajme, Të fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë atje, se refuzimi i votimeve të 30 qershorit është përgjegjësi për opozitën. Lideri demokrat tha se PD ka një projekt për ndryshimin e Shqipërisë dhe të jetës së çdo qytetari shqiptar duke çliruar ekonominë siç tha ai nga oligarkët, duke ulur taksat dhe çmimin e naftës e të energjisë.


“Shkodra braktisi në masën 94% farsën e 30 qershorit. Kam ardhur këtu që të shpreh mirënjohjen përpara qytetarëve shkodranë, mbështetësve të PD-së, opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe për socialistët që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit dhe i përcollën një mesazh kupolës që ka kapur shtetin se ata nuk e ulin kokën.


Për mua dhe PD, refuzimi i Ramës është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi për qytetar shqiptar. Ndryshim që s’mund të vijë me fjalë, por me vepra dhe garanci, ndryshim që vjen me ndryshime kushtetuese, ndryshimi zgjedhor, ndryshim politik për të sjellë modernizimin e ekonomisë së vendit.

T’i japim fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarkë, për të ulur taksat, për të ulur çmimin e naftës dhe energjisë dhe për t’u kthyer shqiptarëve përmes lirisë dhe demokracisë të drejtën për të jetuar dhe punuar me dinjitet”, – u shpreh Basha.

8 Comments

  1. “T’i japim fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarkë, për të ulur taksat, për të ulur çmimin e naftës dhe energjisë dhe për t’u kthyer shqiptarëve përmes lirisë dhe demokracisë të drejtën për të jetuar dhe punuar me dinjitet”.
    C’mund te beje ndryshimi i kushtetutes per te zgjidhur keto probleme? Kushtetuten, or zoteri, duhet ta filloni ta doni dhe jo ta ndryshoni. Boll me ndryshime te kota. Per kushtetuten mjaftojne 10 rreshta dhe 3-4 parime, qe mbajne edhe 200 vjet. Aty jane, por ju i keni mbyllur syte perpara tyre. Te tjerat jane tymuese kot.

  2. Perr perr terr terr dhe ne fund Rama fiton, ik o pall hap krahun se le nam.

    Mir qe i le parlamentin Rames, i le dhe dy tre bashki qe kishe dhe, per çudi do ndryshosh dhe kushtetuten 🤨.

  3. Republik e re.
    Kushtetut e re.
    Hedh ide te reja Lulka, qe te harrojn gomeret fitoret spektakolare te lulit.
    Po ne fund, se pjerdh askush.

  4. Ky shkon ne hollande me pushime dhe vjen me IDE te kota ne koke,nuk te heq njeri o lulu se ke ramen ai do te beje gjithcka qe ti te qendrosh kryetar I pd,se me ty tall karet ai,o lulu

  5. Mos beni pushime
    Jepuni Ca’ nga pasuria personale te varferve dhe hidheni friken tuaj .
    Po te mos kishit frike Ju skishte bythe asnje ambasador te dilte aty e te ligjin.
    Se popullin gati eshte i
    Ka shku thika ne palce
    Ti gjithe Ju Duke ja fute
    Keni 30 vjet

  6. Kushtetuten eshte bere si prostitute tu ja fut duart Ju te gjithe per interesat tuaja.
    Keni bere nji ligj per te dhene pronen
    Dhe 16 ligje per te mos e dhene.
    Le qe ky vend i dhjere nga politika qeveriset me vkm.

  7. NDRYSHO MENTALITETIN TEND NE RADHE TE PARE . PASTAJ NDRYSHO KESHILLTARET SE I KE RRYPA , NE FUND NDRYSHO KOD ZGJEDHOR , KUSHTETUES E GJITHÇKA QE KA TE BEJE ME TE MIREN E KETI VENDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu