• |
ide | kryesore

Coutinho, Dembélé, plus 40 milionë? nuk mjaftojnë për Neymar

Sport



Në kulmin e misterit të intervistës së vjedhur, e ardhmja e Neymar është e gjitha për tu deshifruar. Sulmuesi dëshiron të kthehet tek Barcelona, në kohën kur Paris Saint Germain është në dijeni dhe nuk do të bëjë rezistencë, por… sepse ka gjithnjë një por… me kushtet e duhura: dëshiron ti kthehen plotësisht 222 milionë euro të shpenzuara në 2017 për ta blerë brazilianin pikërisht nga blaugrana. Propozimi spanjoll ka synim të kundërtën, të ulë shepnzimet ekonomike. Për këtë u ofruan 40 milionë plùs Coutinho e Dembélé: por nga Parisi mbërriti një jo e prerë.

Rruga duhet me pengesa edhe sepse Barcellona sapo ka shpenzuar 120 milionë për Griezmann, e të paguajë edhe 222 të tjera do të ishin shumë edhe për një potencial ekonomik si ai blaugrana. Kampionët e Spanjës sidoqoftë nuk dorëzohen e vetë Psg duket e interesuar ta mbyllë sa më shpejt këtë cështje, duke parë edhe sjelljet e Neymar në fundin e sezonit të kaluar, që nuk janë pëlqyer aspak nga drejtuesit francezë. Tratativa për momentin lëviz përmes ndërmjetësve, do të kalojë në kanale zyrtare vetëm kur distanca mes klubeve të jetë reduktuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *