• |
ide | kryesore

Gossip Girl rikthehet me një tjetër titull

Paparazzi, Slider



Për fansat e Serena van der Woodsen dhe të “Gossip Girl” ka një lajm të mirë, seriali mund të rikthehet me një kapitull të ri.

Gjatë prezantimit të programeve, presidenti i “CW”, Mark Pedowitz deklaroi: “Po e diskutojmë. Nuk e di se si mund të arrijmë në një ribërje, por gjithçka varet nga “Warner Bros” dhe producentët ekzekutivë Josh Schwartz e Stephanie Savage.

Aktori që interpretoi Nate Archibald, Mark Pedowitz deklaroi se është i hapur për çdo ofertë: “Nuk e di se si do të jetë sot që jemi 30-vjeçarë, por duke parë se ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime, jam i gatshëm për çdo gjë”. Episodi i parë i “Gossip Girl” u transmetua në vitin 2007, në SHBA, dhe përfundoi në vitin 2012, duke u bërë një serial ikonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *