• |
ide | kryesore

Video / Dalja e gabuar e Frashërit vret ëndrrën e Kukësit: 1-1 kundër Debrecen

Sport



Ishte një mision I pamundur dhe këtë e dinin mirë tek Kukësi, pavarësisht dëshirës për të bërë mrekullinë. Vetëm se për t’ia dalë nuk lejoheshin gabimet dhe Frashëri siç duket nuk e kishte kuptuar, duke bërë daljen katastrofike në minutën e 69′-të, i braktisur edhe nga mbrojtja e tij në këtë rast. Goli që vrau shpresën kuksiane për kualifikim edhe pse 3-0 e ndeshjes se parë nuk linte shumë hapësirë.

Kukësi provoi me të njëjtët njerëz, por me spostimin e Ramës përpara për të krijuar superioritet me driblimet. Impakti ishte i duhuri me golin e Et’hemit që iluzionoi, pavarësisht se mesfushori shpenzoi në fundin e pjesës së parë rastin për 2-0 që do ti kishte dhënë moralin e duhur për të tentuar pas pushimit rikuperimin e madh.

Limaj e Rama provuan në pjesën e dytë të gjenin hapësirë në mbrojtjen e ngjeshur hungareze. Pikërisht atëherë Kukësi bëri harakiri, me një neglizhencë që tërboi Gjokën në pankinë, por I hoqi Bluve shpresat. Reagimi ishte më tepër me dëshirë se me ide, por Shkurtaj e kishte në këmbë dy herë topin për golin e fitores, i ndalur në të dy tentativat nga portieri i Debrecen. Musta, Lulaj e Çyrbja nuk bën dot diferencën, por ishin kartat e vetme të teknikut të Kukësit, që tani duhet të vuajë pasojat e një eleminimi që nuk pëlqehet nga presidenti Gjici. E megjithatë, Kukësi dha shenjat e një skuadre solide, që është në pritje të merkatos për tu bërë kompetitivë për sezonin e ardhshëm. Këtë herë Europës kuksianët duhet ti thonë lamtumirë që në raundin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *