• |
ide | kryesore

Fyeu Erdgoanin, 11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren dhe aktoren turke

Lajme, Planet



Gjykata Supreme e Apelit në Turqi ka miratuar ditën e djeshme dënimin me 11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren dhe aktoren turke, Zuhal Olcay, nën akuzën e fyerjes publike ndaj presidentit të vendit, Rexhep Taip Erdogan.

Dënimi erdhi si rrjedhojë e një denoncimi në numrin telefonik të Policisë. Sipas denoncuesit, Olcay, më 5 Gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit, kishte bërë një veprim me dorë që nënkuptonte fyerje ndaj Erdogan.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, Prokuroria doli me pretencën e 1 viti e 2 muaj deri në 4 vite e 8 muaj burg për artisten që akuzohej për “fyerje publike” ndaj kreut të shtetit.

Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg, por implementimi i vendimit u shty në kohë. Ky vendim u apelua nga avokatët e Erdogan, që e dërguan në Gjykatën Supreme të Apelit, e cila miratoi dje dënimin.

Sipas “Haberturk”, Olcay ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv”. Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur role në më shumë se 15 seriale, që prej vitit 1980. Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *