• |
ide | kryesore

Erdogan e krahasoi me Hitlerin/ Netanjahu: Turqia po bën gjenocid ndaj kurdëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
erdogan



Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po kryen “genocid” ndaj popullit kurd në Turqi, Siri dhe Irak, pasi turku e akuzoi më herët se nuk kishte ndryshim nga lideri nazist Adolf Hitler, me bombardimet ndaj palestinezëve.

“Ata flasin keq për Hitlerin, por çfarë ndryshimi keni ju nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu nuk është asgjë më pak se ajo që bëri Hitleri” – tha sot Erdogan për gazetarët në Ankara.

“Madje është më i pasur se Hitleri, sepse financohet nga Perëndimi. Çdo lloj mbështetjeje i vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe me këtë mbështetje ata kanë vrarë më shumë se 20 000 banorë të Gazës”, – shtonte Erdgoan.

Netanyahu reagoi ndaj komenteve në rrjetin X, duke thënë: “Erdogani, i cili po kryen gjenocid ndaj kurdëve dhe ka burgosur një numër rekord gazetarësh, është personi i fundit që mund të na predikojë moral”. “Ushtria izraelite po lufton për të eliminuar një organizatë terroriste si Hamas-ISIS”, – shtonte Netaniahu.

Popullsia e Turqisë përfshin rreth 15 millionë kurdë që jetojnë në juglindje të vendit por shpesh ka goditur objektiva dhe rebelime të tyre me justifikimin e sulmeve ndaj partisë separatiste të Kurdistanit, ndërsa së fundmi sulmet ajrore dhe tokësore turke kanë përfshirë zona të veriut të Sirisë dhe Irakut. /LAPSI.al



3 Comments

  1. Mesa po shihet e kuptohet, dhe holokausti nazist me duket se qenka yshtur qe te justifikohet, krijohet dhe imponohet shteti i Izraelit. Jo me kot direkt pas luftes 2-te boterore u krijua shteti zionist Izraelit. Hipoteze eshte, mbase dhe nuk eshte e vertete….

  2. A mun ti besohet cifutit, Netanjah,,kurre, me ate qe shohi me sy ,izraelitet jane me lart me krime se Hitleri.Edhe ai, Hitleri nuk ka rrafshuar qytete e te kete vrare popullaten civile te pa mbrojtur ne menyre kaqe barbare sa keta, qe Bajdeni liridashes e nxit e inkurajo ne kete fushate gjenocidi qe izraeli po ben mbi popullin autokton palestinez, per qellimet obskurante te pushtimit e tjetersimit.Kete politike ata e kane ndjekur qysh se i krijuan si shtet keta arrixhij te botes, por sot duket qellimi fare qarte i tyre, lufte kunder arabeve, pushtimi i tokave, pastrim etnik me vrasje e largim me force.Kush e imagjino nje krim te tille ne kombin e vet, kush stimulon vrasjet, e gjenocidin, jane ata shtete qe me tinezi i ngriten shtetin si plasdarme ne tokat palestineze, e armatosen, e nxisin ne pushtime tokash e largimin e arabeve, qe atje ta kene si superfuqi te veriut afrikan e ta perdorin per te tera ato shtete.Dhe po qe se Erdogani i lufto kurdet, ka aresye te forta , me gjithese ai i ka pranuar si perfaqesues ne parlament, ata akoma tek tuk shfaqen me grupe terrori.Po izraeli cka bere, e na e marin si shembull human, asgje per palestinezet, vetem i perdor per pune te rendometa, duke i shfrytezuar hallin, ngana tjeter u shpall lufte popullitte tyre, me preteksin e organizates Hezbullah, se keshtu ia kerko qellimi e politika.Me keto ngjarje bota po lekundet ne bindje ndaj shteteve qe kane luftuar e ruajtur demokracine, valle cka ndryshuar, ku i kane orekset. VETEM ATA E DINE,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *