• |
ide | kryesore

Correa për 40 milionë euro: Milan rrëmben argjentinasin e Atletico Madrid

Sport



Angel Correa është një hap larg Milan. Deciziv blitzi i bërë nga Zvonimir Boban në Madrid. Drejtuesi kuqezi ka arritur të mbyllë akordin me Atletico Madrid: operacion prej rreth 40 milionë euro plus bonus (disa lehtësisht të arritshme), që mund ta cojnë shifrën deri në 57. Ardhja e sulmuesit argjentinas është cështje ditësh nëse jo orësh. Së shpejti pritet mbërritja e drejtorit sportiv të Colchonerso, Andrea Berta, për përcaktimin e detajeve të fundit. Fondamentale do të jetë shitja e André Silva tek Monaco, që është pothuaj e sigurtë, për rreth 30 milionë.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera sulmuesi i Atletico është entuiazist të transferohet tek klubi ku qezi, që ka edhe akordin ekonomik të arritur me lojtarin amerikano jugor, që Giampaolo dëshiron ta vendosë përkrah Piatek.

E gjithë kjo, pavarësisht se emri i Correa figuron mes të grumbulluarve të Atletico për turneun amerikan. Milan “falenderon” edhe Jorge Mendes, që ka patur një rol fondamental në tratativë mes kuqezinjve e Monaco për André Silva e po ashtu në merkaton e Wolverhampton, klubit anglez të interesuar për Patrick Cutrone. Milan ka nevojë të shesë të paktën një mes tij e Suso për ti lënë hapësirën Correa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *