• |
ide | kryesore

Zëvendësimi i parë për Ronaldo: çfarë mund të kenë thënë në konfrontimin e shpejtë me Sarri?

Sport



73 minuta e një gol, e para sezonale e Cristiano Ronaldo me Juventus nuk i tradhëtoi pritshmëritë, pavarësisht rezultatit: fitorja e Tottenham, shumë më përpara me përgatitjen fizike e falë magjisë së Harry Kane, nuk e shqetëson Maurizio Sarri, që duhet ende ti japë identitetin e tij skuadrës, pas pesë viteve administrim nga Allegri. Ishte edhe e para “gjysëm zyrtare” mes CR7 e teknikut të ri kështu që ishte normale që telekamerat të përqendronin vëmendjen në momentin e zëvendësimit të portugezit me Pereira.

Ronaldo kthehet në pankinë pa problem, duke i shkelur syrin shokut që futej në lojë e duke përqafuar De Ligt, pastaj i afrohet Sarri, i jep dorën dhe i thotë dicka me vështirim të fokusuar. Tekniku përgjigjet, ngre super e skena mbyllet aty. Normale ndërrimi i opinioneve mes lojtarit e trajnerit në hapat e parë: edhe pse në Angli besojnë se të dy ende po njihen: por cfarë mund të kenë thënë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *