• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës për Teatrin: Hajdut legjendar psiqik, projekt për pastrimin e parave të drogës

Lajme, Të fundit



Në vazhdën e reagimeve në lidhje me zhvillimet e ditës së sotme, ku në sheshin e Teatrit Kombëtar është shënuar përshkallëzim i tensioneve mes forcave policore dhe dhjetra qytetarëve dhe artistëvë që protestojnë kundër shembjes së  godinës, ka ardhur përgjigjia zyrtare e Partisë Demokratike ndaj deklarimit të mëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

Në emër të PD-së ka reaguar Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i cili e ka etiketuar Ramën “si hajdut legjendar, që nuk ndalet pa vjedhur gjithë Shqipërinë”. Rama shkruante në një postim tijin në “Twitter” se nuk do të tërhiqej nga projekti për Teatrin e ri “që do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, pavarësisht çdo qëndrese.

Sipas PD, projekti per shkatërrimin e Teatrit është kriminal dhe synon grabitjen e pasurive publike.

REAGIMI

“Projekti per shkatërrimin e Teatrin është projekt kriminal për grabitjen e pasurive publike. Është projekt për pastrimin e parave të trafikut të drogës dhe të korrupsionit. Është projekt që dhunon Kushtetutën dhe ligjim.

Është hajdutëri me ligj personal nga hajduti legjendar psiqik Edi Rama, i cili nuk ndalet po nuk vodhi gjithë Shqipërinë. Projekti për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është projekt për eliminimin e trashëgimisë kulturore”.

 

 



4 Comments

  1. Duhet ngrit nji qader nr 2 brenda teatrit qy t fitoj liri demokracia dhe qy t fitoj parrulla ,e dum gjith shqypnin si gjiri i lalzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *