• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Lajme, Të fundit

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin


Të plagosurit me iniciale S.K., H.K., dhe E. K., pasagjerë në Benz, u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


“Ngjarja ndodhi në fshatin Papër ku kamioni me drejtues maqedonasin me iniciale H.F., banues në Tetovë u përplas me “Benzin”, me drejtues shtetasin me iniciale M.K., banues Laknas, Tiranë,”-raportoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu