• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Mesut Ozil i shpëton sulmit me thika, shoku i tij lufton me grabitësit

Sport



Futbollisti turk i Arsenalit, Mesut Ozil ka rënë pre e një grabitjeje në një lagje në veri të Londrës këtë të enjte. Sipas një videoje të publikuar nga “The Sun” 30-vjeçari ka shpëtuar për shkak të ndërhyrjes së shokut të tij të skuadrës Sead Kolasinac. Dy prej hajdutëve mbanin në duar thika, por Kolasinac është përballur edhe pse në duar nuk kishte asgjë.

Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, Ozil qëndron në makinë ndërsa mbrojtësi boshnjak i Arsenal pasi largon një prej hajdutëve, i vihet pas tjetrit, i cili gjithashtu largohet me shpejtësi. Dëshmitarët thanë se Kolasinac sapo ka parë grabitësit ka luftuar i vetëm, ndërsa Ozil braktisi me shpejtësi makinën dhe u strehua afër një restoranti turk.

“Ozil dukej shumë i tmerruar. Dy grabitësit mbanin helmeta në kokë dhe një thikë. Një zot e di se çfarë do kishte ndodhur nëse do e kapnin. Dukej sikur do ta bënin copa-copa dhe me siguri edhe ai atë mendoi. Askush nuk e pret që të ndodh një gjë e tillë në mes të rrugës e aq më tepër në mesditë”, – tha punonjësja e një dyqani aty pranë.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zyrtarë të klubit të Arsenalit.

“Kemi qenë në kontakt me dy lojtarët dhe ata janë mirë”, – u shpreh zëdhënësi i Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *