• |
ide | kryesore

Ndrenika i përgjegjet Guljem Radojës: E pra, kam marrë para, nja 200 mijë euro

Lajme, Të fundit



Aktori i mirënjohur i skenës dhe i kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kolegut të tij, Guljem Radoja, i cili iu drejtua të parit duke e pyetur se përse ai “e shiti veten”, duke pranuar që Teatri të shembej, një kthesë të cilën Ndrenika e mori vitin e kaluar, pasi ishte shprehur në krye të herës kategorikisht kundër projektit për ndërtimin e një godine të re.

Gjatë fjalës së mbajtur në sheshin përbri TK-së, ku është stacionuar prej më shumë se një viti “Aleanca për mbrotjen e Teatrit”, si edhe anëtarë të shoqërisë civile, Radoja tha adresuar Ndrenikës: “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se ‘unë shkela mbi dinjitetin tim’. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin, që shkele mbi dinjitetin?”- tha aktori.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Ndrenika i kontaktuar në rrugë telefonike nga e përditshmja “Panorama”. “Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, është shprehur me ironi Ndrenika, i cili sikurse pohojnë edhe miq të tij, po kalon një gjendje të rënduar shëndetësore.

Përkrah Ndrenikës u rreshtuan asokohe edhe figura, si: Aren Derhemi dhe Alfred Trebicka, të cilët po ashtu ranë dakord më pas për ndërtimin e një Teatri të ri, po në të njëjtën hapësirë, me kushtin se nuk do të prekej “asnjë centimetër tokë’.

 



12 Comments

  1. Ndrenika nese nuk ke marre euro(dhe vertete nuk i ke marre) me keq atehere se po iken me turp nga kjo bote, si mbeshtetes e rregjimit mafioz

  2. A ja vlen per nje teater te harxhohet kaq shume energji? Jane me mijra familje shqiptare qe s’kan siguri per buken e te nesermes, dhe askush nuk thote gje!!!!. Verte besoni se teatri yne komunist, ( se ne ate skene vetem vepra te realizmit socialist jane vene) ka vlera te tilla shpirterore qe nuk u zevendesoka dot!!!.

  3. Robert Ndrenika eshte ikona e artistve Shqiptare,lereni ne hall te vet te jetoje ato vite qe i kane ngelur ne qetesi dhe mos harroni qe Ndrenika po te ishte ne shtet tjeter sot do ishte miliarder,ndersa ketu sot eshte ne kufijte e mbijeteses,keshtuqe larg duart dhe larg politizimit te ketij aktori gjigand,respekte pa fund per te madhin ROBERT NDRENIKA!!!

  4. O Robert me mir te rrije me ate televizor te lodhur sesa te mbrojne te paemra e ps por nejse ika pleqeria keto edoje dhe ti nje televizor smart nga lali eri bujar asqeriu bente vjersha per teatrin ese rrujti fare kur doli menje vjesh tjeter qe te prishet bashke me ate derhemin por ato jane simboli i cdo sistemit prandaj fle rehat plako se sta merr njeri per keq perkulemi para teje se po rrisim kalamajte me filmat tuaj se ne u plakem me ato

  5. Ku e ka thene ndonjehere qe te mos prishej ajo karrakatine?!!! E gjithe lufta u be te mos vidhej asnje pellembe toke me PPP. Duart larg nga gjigandi. Po mos te ishte ai, nuk do te koshte diskutim per teatrin sot.

  6. o klyshat rilindjes nuk lahet muti me shurre sepse per ju nuk egziston as burreri,as ndershmeri ,por vetem kurveri lepirje .ari dhe eksperte penisash.roberti e gelltiti corben e prishur qe i dha edvin kurva dhe tani e ka humbur te drejten e te qenit figure ose ikone eteatrit.pa po qe per klyshat e rikurvave .irja e femrave tuaja eshte ndershmeri sepse ju vetem parate keni ndere,zot .

  7. Nga nje aktor i mir fillte o kthye ne nje karagjoz.Per ju morrat e kuq eshte shume i dashur se u bashkua me ate pidhin e kurves kryedrogaxhine.

  8. E lepiu ate qe peshtyu -Ndrenika-sebashku me Derhemet ,Trebickat dhe Altin Bashat e Portokalldhjeres tek Tope Cenlli.

  9. Te gjithe ju sebashku qe mundoheni ulni figuren e Robert Ndrenikes keni me pak ment se kari im.

    1. Nuk po ulim figuren e tij artistik. Thjesht po themi se tek ceshtja e teatrit tregoi mungese karakteri. Vlerat artistike jane gje tjeter. Por eshte deri diku I mirkuptuar. Shendeti vjen mbi gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *