• |
ide | kryesore

Video skandaloze e Eva Alikaj në Big Brother si degradim i aktorëve të socrealizmit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
eva alikaj big brother



Një video e aktores Eva Alikaj ka shkaktuar tërmet të vërtetë në rrjet. Aty ajo duket duke bërë banjo dielli buzë një pishine, e veshur me robe banjo. Vendodhja: shtëpia e “Vëllait të madh”. Ajo që shkakton skandal janë komentet e dy burrave që përgojojnë në mënyrë vulgare format e trupi të saj. Janë dy personazhe aq të popullarizuar të Big Brother, sa mund të përmenden edhe vetëm me emra. “Ohhhhhhh, na iku trëndafili”, komenton Luisi si mjeshtër i përcaktimit të vlerave të mishit të bardhë. Ndërkohë ish aktorja e njohur përgatit peshqirin për tu shtriqur nën diellin e ëmbël të një të marte shkurti, me tempera deri në 22 gradë. 

Mënyra  se si e shohin dy lojtarët e tjerë të kësaj loje të gërditshme Evën ka pasur me dhjetra komente negative. Po me të njëjtën frekuencë që ngjalli habi edhe vendimi i saj për të kapërcyer pragun e shtëpisë më vulgare të vendit. Imagjinoni kudo në perëndim, Meryl Streep, Monica Belluci, apo Catherine Deneuve të marrin pjesë në konkurse të tilla perverse?

Faji i shoqërisë

Në Shqipëri me sa duket ndodh dhe Eva Alika vendosi ta bëjë. E gjendur në paradoksin e një shoqërie spektakli, ku fama e saj nuk arrinte të monetizohej, ajo iu dorëzua tundimit. E katapultuar nga një mjedis ku shteti nuk financon më 14 filma në vit, protagonistët e të cilëve janë të vetëmit yje të nje regjimi që propogandon barazinë, në një tjetër, ku ligjin e bëjnë protagonistët e “Përputhen”, apo Big Brodher, ajo iu nënshtrua regullave të lojës.

Po ta shikosh me kujdes videon që e ka sjellë edhe Lapsi.al, e vë re se mëkati nuk ndeshet vetëm në mentalitetin e Luisit dhe Shpatit që e redukton gruan në një objekt seksual. Edhe Eva Alikaj ka pranuar ta luajë këtë rol. Ndryshe nuk do shfaqej buzë pishinës me bikini dhe mikrofon me vete. Ndryshe nuk do ekspozohej me vullnet të lirë në një mjedis të përgjuar 24 orë nga kamerat. Me gjuhën e saj të trupit ajo duket sikur thotë: “harrojeni famën e dikurshme dhe më kini zili format fizike të një 62 vjeçareje”.

Ky degradim e ka një shpegim. Ai duhet kërkuar në mjerimin financiar ku gjenden sot shumica e yjeve të dikurshëm të ekranit të madh. Vetëm pak ditë më parë aktori Genc Fuga që ka krijuar prej vitesh familje me Eni Janin, tregoi me sinqeritet vështirësinë e një familjeje artistësh për të mbyllur fundin e muajit. “Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Eshtë një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji” u rrëfye ai.

Hijet që mbeten pas

Kjo i ka bërë shumë nga kjo kategori që të shesin, dikush famën dhe dikush shpirtin. Publiku është ende i neveritur nga ata “kolosë” të kinematografisë socrealiste, që përbetoheshin se do të fliijoheshin tek shkallët e Teatrit Kombëtar, nëse ai cënohej një ditë, dhe sot i sheh të bëjnë fushatë elektorale për barbarët që e shëmbën atë.

Pa bërë të dytën, Eva Alikaj me sa duket ka zgjedhur të parën: të hedhë në treg aureolën e saj të shkuar. Për të kinostudioja “Shqipëria e re” është një “HIJE QE MBETET PAS”. Ajo nuk do të jetë më “NJERIU I MIRE” i realizmit socialist. Në shoqërinë ku kontributet e dikurshme vlejnë shumë më pak se liket në Instagram dhe mallrat me klering që të jep çdo postim i klikuar nga fansat, Eva ka zgjedhur të dytën. Prandaj ne e pamë në Big Brother si objekt të shijeve vulgare të Luisit.

©Lapsi.al 

  

 



26 Comments

    1. Perkundrazi, me duket nje lajm me vlere, per te na vene perpara fytyres pasqyren qe na tregon se cilet jemi ne te vertete.

      Me duket e pabuesueshme qe nje aktore si Eva Alikaj futet ne kete program pocaqi, qe shqiptaret mund te defrehen me nivelin e tij banal dhe denigurues, sa per keta te dy personazhe e tjere, as ia vlen te merresh me ta.

      1. Imagjinoni; thote artikull shkruesi qe aktote si Meryl Strip, Katerine Deneve, e Beluci te hynin ne nje shtepi te tiille.. Nuk e imagjinojme fare o mik se keto aktore qe permend ti nuk jane Eva Aliko.. Te me fale zonja, por nuk e kam per ulur dinjitetin e talentin e saje, por dhe krahasime me aktore te njohur boterore, jane hipkizi qe te ben per te vjelle..Tung o trung!!

      1. Shume ja rritet vlerat kur e krahasoni me divat boterore. Keni ngel ne kohen e xhaxhit ju te lapsit me lajme te sajuara.

    2. cesht ky lajm idiot, Skandal se ka dal nje aktore ne moshe te marre rreze! Hajde gazetar debil i frustruar seksualisht!

  1. Ku eshte Skandali ketu o qyqar Gazetar.?Ti mund ta shkruaje me mire-shikoni ku i katandisi ky shtet yjet e kinematografise dhe teaterit shqipetar.

  2. Te besh lajm pa lajm i thone kesaj. Ca ke dashur te thuash o “autor”?😜 Ti do qe mos flitet, te behet as shaka, as kunje, as gje por eshte ne rregull nese flitet me patetizem vetem per “femra”, “feminizmi”, “bullizmi”? lgbtq+ – izmi etj etj duke u viktimizuar kot me kot sepse nuk kane bythe te luajne e te argumentojne. Bigu nuk eshte mense qe te shohim si hane buke, e fjetore te shohim si flene gjume. Ai eshte kompeticion shumedimensional dhe fiton me aktivi jo me “mërhumi apo mërhumja”😀. Njerezit vleresojne spektaklin, lojen, argumentin dhe jo shtirjen, viktimizimin e skuthllekun.

    1. Faji është i top chenell që fut në këtë program moshën e tretë pasi dihet që mosha e tretë në Shqipëri është pothuaj në depresion dhe të mbaruar nga sistemi nervor.Çfarë mund të japë një pensioniste në këtë emision.E si mund të shikosh e të të bëhet të shikosh forma trupi të një mishi të rrudha rrudha .

  3. Eva sot perfaqeson takimin traumatik te botes dhe vlerave te qytetarise se formuar ne kohen e komunizmit me boten dhe vlerat e kapitalizmit.

    Qytetaria pa asete intelektuale dhe materiale pra pa pushtetin nepermjet te cilit te ushtroje kontrollin e saj mbi masat, nuk eshte qytetari.

    Nuk behet shoqeria me pseudo-qytetare si Eva, por as si Ermjona dhe as si Amosi. Ne themelet e qytetarise Perendimore jane njerez si Luisi.

  4. Ne shqiperi ka marre fund gjithcka. Kushdo qe sheh apo ben tifozllek per bbrother duhet djegur me acid. Kaq.

    1. Dikur skenarët televizivë i bënin të zgjuarit për të zgjuarit.
      Pastaj të zgjuarit për budallenjt
      Tashti budallenjt për budallenjt

      1. Shikoni komentet e shumices jo vetem per kete teme e thoni qe Shqiperia nuk eshte kopesht i i lulezuar i Adriatikut.Me kesi lloj njerezish ne do ecim edhe me shpejt drejt nje te ardhme me te ndritur.O burra per protesten e radhes per Luizin! Ti kesh te gjitha te mirat si ne ,jeta behet e merzitshme pa emisione te tilla .O tempora o mores!

  5. Asnje VIP nuk ka ne Big Brother, por artiste te flakur ne rruge, kengetar kur je dhender politikaneje, “diplomat” per te njejten aresye, vajza te Dubait per te shitur trupin, apo eskorta…

    Loja e vellait te madh eshte thjesht cinizem e per te na treguar degradimin dhe mungesen e vlerave shoqerore ne kohet qe jetojme, çka mbulohet me faktin se keto lloj emisionesh behen ne Perendim.

    Ashtu sikurse jo çdo gje qe shkelqen eshte ar, edhe jo çdo emision, sjellje apo reklame ne televizionet komerciale ne Perendim eshte shembull pozitiv dhe sherbim ne interes te publikut.

    Ata qe sot i realizojne e ndjekin keto emisione, nje dite do te duan te mos ua kujtojme…

  6. Artikull disi i ashpër për Evën, një aktore simpatike për ne brezin disi të vjetër. Megjithëse ajo bëri gabim që u fut në ate show degjeneratë dhe akoma më shumë gabim që u zhvesh për banjo dielli përpara kamerave, le të tregohemi ca më kuptues dhe falës për artisten. Për atë grua mund të themi njerëz jemi e gabime bëjmë.

    Por parimisht dakordësohem plotësisht me qëndrimin moral të artikullit. I uroj fat dhe mbaresi Evës në jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *