• |
ide | kryesore

KQZ miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve farsë të 30 qershorit, kryetari Klement Zguri voton kundër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të votimit të 30 qershorit. Si çdo votim tjetër i këtij procesi, me 4 vota pro dhe një kundër, KQZ ka shpallur fituesit e 61 bashkive dhe numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare.

Para votimit, kreu i KQZ Klement Zguri jo pak i prekur dhe me zërin që i dridhej ka dhënë edhe një mesazh të fortë, duke iu kërkuar kolegëve të tij t’i thërrasin arsyes.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruara paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin.
Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. konflikti nuk është preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ. Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ. Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, deklaroi Zguri.



7 Comments

  1. Ne Shqiperi pervec se ne vitin 1992 nuk ka pasur zgjedhje te tjera,pore votime nga vete oligarket e qeverive si te PDse po ashtu dhe te PSse.Populli apo sovrani as njehere se ka dhene verdiktin e tije.Prej tre dekadash eshte shkelur e drejta per mendimine fjalen e lire.Ne Shqiptaret shtetin e kemi se thone se po bejme shtet.Shtetin e konfirmon kufiri pore populli kerkon te kete pushtet,mire po ne kemi pushta ne pushtet si te PSse e te PDse.
    Me keta te korruptuar e me kete demokraci te gjymtuar nuk jetohet.Duhet qe keta politikanet e MUNIZMIT ti zdukim nga skema politike bolle me me krimim e mireorganizuar.

  2. Tani avash avash te dhjere por krenare dilni nga zyrat ju trimat e Bashes dhe bashkojuni kryetarit tuaj i cili shikon endrra sikur Rama ka rene dhe flet sikur eshte kryeminister, kur ne fakt eshte nje hiç qe nuk ka asnje lloj pushteti dhe nuk e pjerth asnjeri…

  3. VOTIM DHE NUMERIM ELEKRTONIK . KY ESHTE VEPRIMI NR 1 QE DUHET TBEJE POLITIKA .
    PASTAJ PER TI VENE KAPAK KESAJ PUNE DHE FUND TRANZICIONIT DUHET BERE DEPOLITIZIMI I ZGJEDHJEVE , PARTITE DUHET TE RRINE ME MIJERA KILOMETRA LARG ORGANIZIMIT TE ZGJEDHJEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *