• |
ide | kryesore

Skandali i tradhëtisë/ Jordyn Woods rrëfen për herë të parë: Më kanë kërcënuar

Paparazzi, Slider



Jordyn Woods e njohur si biznesmene dhe mikja më e mirë e Kylie Jenner për shumë vite, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Cosmopolitan’ dhe ka folur me detaje për skandalin e tradhtisë që e vuri në qendër të mediave mbare botërore. Megjithëse ky nuk është prononcimi i parë për këtë çështje, në këtë intervistë, Jordyn ka folur hapur për çdo përjetim të sajin dhe ka shprehur me shumë emocion gjithçka ka ndjerë gjatë gjithë asaj periudhe.

“Nuk dija si të ndihesha. Mendoja: ‘Çfarë ndodhi?’. I thashë Tristan që duhet të largohesha dhe ashtu bëra. Ika në makinën time dhe isha e shokuar. Mendova që ta izoloj veten dhe ju përkushtova familjes. Nuk dija çfarë ishte e drejtë të bëja”, u shpreh Woods kur kujtoi momentin e puthjes.

Më tej, bukuroshja rrëfeu se mund të ishte sjellë ndryshe dhe ta kishte përballuar ndryshe të gjithë atë situatë, por nuk e bëri pasi nuk e ndjeu. Me kalimin e ditëve siç vetë ajo tregon, e gjithë gjendja po përkeqësohej. Njerëzit vetëm flisnin për të. “Nuk i rezistoja dot tundimit për të hyrë e për të parë çfarë shkruhej për mua. Mu bë si kancer, si tumor kjo dëshirë dhe ndjesitë që merrja mbrapsht ishin shumë negative. Kam lexuar emërtime nga më të ndryshmet për veten. Duke filluar nga pseudonimi gjarpër e deri tek kërcënimet me jetë”, thotë më tej Jordyn.

Kujtojmë se mikja e Kylie Jenner, u pa duke u puthur në një festë me partnerin asokohe të Khloe Kardashian. Lajmi bëri xhiron e botës dhe marrëdhëniet e saj me klanin ‘Kardashian-Jenner u prishën përfundimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *