• |
ide | kryesore

13 tetori/ Meta i prerë: Askush nuk duhet të ketë iluzionin se kur të ngrihet “Kushtetuesja”…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përsëritur edhe në konferencën e sotme për shtyp se alternativa më e mirë për kapërcimin e krizës politike është mbajtja e zgjedhjeve vendore më datë 13 tetor, në zbatim të dekretit të tij dhe me qëllimin për t’i paraprirë vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Askush nuk duhet të ketë iluzionin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e presidentit janë në fuqi.”- vëren Meta, duke shtuar se krizës në vend rrezikon përshkallëzimin.

Meta ka theksuar se 13 tetori, datë kushtetuese e dekretuar prej tij, është i pashmangshëm.“Në mendjen time ekziston vetëm një datë, 18 tetori, se e kanë vendosur të tjerë, ajo që ne kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa. Nuk është ashtu si ka deklaruar Hahn që 80% e shqiptarëve e përkrahin këtë, por 100% e shqiptarëve.  Është edhe një ditë provimi se integrimi është cështje standardesh dhe jo dëshirash. Unë insistoj të evitoj përshkallëzimin e kësaj krize që ndërkohë vazhdon, sqaron se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore.  Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor”- tha kreu i shtetit.

Sipas Metës, “13 tetori ëhstë e pashmangshme nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, detyrim për t’u zbatuar nga KQz që duhej prej kohësh të kishte filluar zbatimin e dekretit të presidentit”.

 



3 Comments

  1. Per cfare dole sot para gazetareve per te zgjidhur krizen apo per te bere propogande politike.Pra po ploteson punen e opozites kryesisht te LSI , ate propogande qe nuk e bene dot me djallezi mona , e bene ti si nje politikan i vjeter dhe njeriu me i djallezuar qe ka njohur shqiperia.

  2. Mire qe na e the vete se gjykata kushtetuese do ta shpalli te paligjshem dekretin tend kur te krijohet dhe ta shqyrtoje si ceshtje.Po sipas teje edhe kur gjykata kushtetuese ta hedh poshte dekretin, shqiptaret duhet te shkojme ty.Ca eshte ky psikopat,mos je gje zotrote si mbreti Luigji I 14 I Frances, apo je ndonje monark tjeter absolut I kohes mesjetare te Europes?

  3. O morrat e kuq doli per te thene qe ne 13 tetor do behen zgjedhjet e ligjshme te dekretuara nga presidenti ,keto te 30 qershorit ishin zgjedhjet per antar partie te -ridhjerjes-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *