• |
ide | kryesore

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro, ish-drejtori i ALUIZNI-t: Paratë janë siguruar nga shitja e një…

Lajme, Të fundit



Ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) të Tiranës, Ferdinand Shehu, ka reaguar në lidhje me lajmin për sekuestrimin e një pasurie të tij që kap vlerën e 1.5 milion euro.

Shehu në një intervistë për televizionin informativ “Ora Neës”, është shprehur se kjo shumë është siguruar si rezultat i shitjes së një hoteli. “1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli”, ka thënë Shehu, i cili ka qenë dhe kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike.

Nga informacionet e komunikuara në njoftimin për shtyp të Policiës, mësohet se Shehu, ka tentuar  kohët e fundit përmes një banke private, transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me arsyetimin e kryerjes së investimeve financiare, ndërkohë që shumën e konsiderueshme prej 500 000 Euro, e kishte vendosur në depozitë me afat.

Ndërkohë, Shehu ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transaksioni që po kryhej, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka. “Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”, ka thënë ai.

 

 



6 Comments

  1. Ky nje cope drejtor ne kohen e PDse dhe paska vjedhur 1.5 milion euro,mendo ministrat si puna e Bashes se çkane vjedhur dhe sot bertasin hajdutet kapeni hajdutin,kulmi i hipokrizise…

  2. Hetuesi i komunizmit 90,kandidat per deputet pd dhe drejtor i pronave dhe milionava te salihut,keshtu salihu e beri shtetin,rrace muti e shurranjoset e PD me miliona euro

  3. NE QOFTE SE KY KA QENE PERFAJQESUES I PARTIS DEMOKRATIKE LULZIM BASHA SOT TANI DUHET TE JAP SHPJEGIME PER NDRYSHE ESHTE NJE ME KRIMIN ATEHER NUK ESHTE VETEM RAMA KRIMINEL SIC KAME THENE DERI TANI POR DHE BASHA……..

    1. NESE E KE VENE NDONJEHER NE DYSHIM , ATEHERE JE NJE COPE MISHI ME DY SY .
      KETA JANE TE GJITHE KURVA PA PERJASHTIM . PRANDAJ EDHE NE KERKOJME NDRYSHIME RRENJESORE (ZGJEDHORE DHE KUSHTETUESE) SE NUK I ZEME ME BESE ASNJONIT PREJ KETYRE KURVAVE TE POLITIKES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *