• |
ide | kryesore

Naomi Campbell rrëfen eksperiencën e hidhur në një hotel: Më dëbuan se isha me ngjyrë

Paparazzi, Slider
Model-Naomi-Campbell-arrives-for-the-Time-100-Gala-in-the-Manhattan-borough-of-New-York.jpg



Naomi Campbell është një nga modelet më të përfolura dhe të njohura në të gjithë botën por kjo nuk e ka ndihmuar aspak në Francë.

Teksa ka qenë e ftuar në festivalin e Kanës në Francë, modelja ka treguar në një intervistë se nuk e kanë lejuar të futet në një hotel dhe arsyeja ka qenë ngjyra e saj e lëkurës.

“Isha në një qytet në jug të Francës gjatë fetivalit të filmit të Kanës.

Unë dhe shoqja ime ishim të ftuara në një event në një hotel emrin e të cilit nuk dua ta zbuloj. Por nuk na lejuan të hynim brenda për shkak të ngjyrës së lëkurës. Një person tek dera na tha që nuk mund të hynim sepse kishte shumë njerëz dhe ndërkohë ai linte të tjerë të hynim brenda”- ka rrëfyer Naomi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *