• |
ide | kryesore

Tristan Thompson mohon akuzat për tradhëti ndaj Khloe

Paparazzi, Slider



Tristan Thompson i ka mohuar të gjitha akuzat për tradhti ndaj Jordan Craig me Khloe Kardashian. Ai zbuloi me anë të një statusi në ‘Twitter’ se këto fjalë që po qarkullojnë për të nuk janë aspak të vërteta dhe me anë të këtij shkrimi mbrojti Khloen.

“Kam shpenzuar disa muaj duke u stërvitur për sezonin e radhës të ‘NBA’ dhe po mundohem të jem në formë perfekte. Nuk kam qenë me pushime dhe të gjitha thashethemet që po thuhen për mua janë mashtrime. Kur kam takuar Khloen isha beqar dhe asgjë që ju po i thoni asaj nuk është e merituar. Ajo nuk duhet të komentohet. Nuk e meriton Khloe gjithë negativitetin që ndjeni ju për gjërat e këqija që kam bërë unë. Ajo dhe Jordan janë nëna të mrekullueshme”, u shpreh ai duke mbrojtur kështu dy ish-partneret dhe nënat e fëmijëve të tij.

Kujtojmë se Tristan ka krijuar disa situata të pakëndshme me partneret e tij. Tashmë çdo gjë ka mbetur mes basketbollistit dhe vajzave të njohura të showbizit është një raport miqësor për hir të fëmijëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *