• |
ide | kryesore

U arrestua për korrupsion, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit (SHUMA)

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për korrupsion.

Mësohet se kërkesa e organit të akuzës në zbatim të “ligjit antimafia” është depozituar në gjykatë.

Sipas informacioneve të sigurura nga burime të gjykatës, seanca e parë për këtë kërkesë do të mbahet më datë 11 shtator.

Kërkesa për konfiskimin për llogari të shtetit të shumave prej 174.810 euro. 1000 $ dhe 9.6 milion lekë, është hartuar nga prokurori Klodian Braho. Sipas kerkës, këto sasi të konsiderueshme parash duhet t’i kalojnë Agjecisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Ish-gjyqtari i Apelit Tiranë u arrestua më 10 nëntor të vitit të kaluar nën akuzën e marrjes së ryshfetit prej 30 mijë eurosh, në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj subjektit Gentian Doda, i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *