• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, 2 persona të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në aksin rrugor e Milot-Rrëshen, në fshatin Munaz.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin me inicilae F.T., banues në Suedi, mjeti me drejtues shtetasin L.Z., banues në Prishtinë, mjeti me drejtues shtetasin A.Z., banues në Suedi dhe mjeti me drejtues shtetasin L.G.,banues në Zvicër

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes, janë lënduar  shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi, pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G, të cilat janë transportuar në spitalin e Rreshenit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor ka mbërriutr në vendngjarje dhe po vijon punënë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *