• |
ide | kryesore

Kate Middleton jo e ftuar në festën e ditëlindjes së Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, dukesha e Sussex, Meghan Markle, festoi 38-vjetorin e saj të lindjes.

Në një postim në Instagramin e tyre zyrtar, Princ Harry e uroi publikisht bashkëshorten, duke shkruar krahas fotos së saj fjalët:

“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e mrekullueshme. Faleminderit që më ke bërë pjesë të kësaj aventure”.

“The Sun” ka raportuar se megjithëse së fundmi janë parë shumë të afërta në publik, Meghan nuk ka ndërmend ta ftojë kunatën e saj Kate Midleton në festën e ditëlindjes.

Mësohet se Kate do të mbajë një festë aq private, sa të pranishëm do të jenë vetëm Princ Harry dhe vogëlushi i tyre Archie.

Meghan nuk dëshiron të bëjë një festë të madhe këtë vit dhe ende nuk dihet arsyeja.

Mirëpo pavarësisht të gjithave, burime pranë Meghan dhe Kate kanë treguar se ato kanë lidhur miqësi të fortë me njëra-tjetrën dhe flasin me mesazhe gjtë gjithë kohës. Duket se marrëdhënia e tyre është bërë më e afërt që pas martesës së Meghan Markle me Princ Harry-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *