• |
ide | kryesore

Kjo është transgjinorja e parë në mesin e modeleve të Victoria Secret

Paparazzi, Slider



Nëpërmjet postimeve në profilin e saj në Instagram, 22-vjeçarja Valentina Sampaio ka treguar se do të sfilojë për markën e famshme Victoria’s Secret.

Në njërën prej fotove, Sampaio tregoi se ndodhet në prapaskenat e Victoria’s Secret, ndërsa modelja Lais Ribiero e ka konfirmuar këtë lajm, duke shkruar në foton e saj:

“E para transgjinore për të qenë pjesë e Victoria’s Secret. Kjo më bën shumë të lumtur”.

“Mo ndaloni kurrë së ëndërruari njerëz!”- shkruante modelja transgjinore në videon e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se Valentina ka pozuar gjithashtu për markat e famshme Vogue Paris, Brazilian Vogue dhe German Vogue.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *