• |
ide | kryesore

Pas performancës në Sunny Hill Gashi publikon këngën e re

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur Gashi ngriti në këmbë publikun në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Të gjithë kënduan njëzëri me reperin këngët e tij të bëra tashmë hite dhe video e Gashit me Dua Lipën teksa kërcenin “Vallen e Tropojës” bëri xhiron e rrjetit.

Pak më parë, reperi ka lajmëruar në profilin e tij në Instagram se ka një surprizë të bukur për të gjithë fansat.

Vetëm një ditë pas performancës elektrizuese në “Sunny Hill”, Gashi ka lançuar këngën e tij më të re të titulluar “Never Forget”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Kujtojmë se Gashi është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm në botë, karriera e të cilit është në ngjitje. Që prej fillimeve të tij, ai nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë origjinën shqiptare, për të cilën është shprehur se ndihet tepër krenar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *