• |
ide | kryesore

Publikohen pamjet nga dasma sekret e Leona Lewis

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Leona Lewis në 27 korrik i dha fund beqarisë me Dennis Jauch.

Ata i thanë ‘Po’ dashurisë në një ceremoni intime mes 180 të ftuarish.

Ata zgjodhën që dasmën e tyre madhështore ta realizonin në Toskana dhe pamjet e para të dasmës sapo kanë dalë.

“Hello” ka publikuar kopertinën e këngëtares me foto nga dasma dhe një intervistë që lidhet me ceremoninë e madhe.

Leona ka treguar për “Hello” se dasma ndryshoi në minutat e fundit për shkak të një stuhie të tmerrshme.

Ceremonia e dasmës ishte planifikuar të mbahej jashtë, por stuhia e tmerrshme që i frikësoi të gjithë i detyroi të ndryshonin plan.

Dennis ka treguar se kjo ishte një shenjë nga i ati i tij i ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë vetëm 3 javë para ceremonisë.

 

Leona dhe Dennis kanë një histori të gjatë dashurie prej gati 9 vitesh dhe gjithmonë kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *