• |
ide | kryesore

Njësia Speciale për “të fortët”, gazetarja “fshikullon” qeverinë: Eksperimente, nuk mjafton RENEA?

Lajme, Të fundit

Gazetarja me një përvojë shumëvjeçare në sektorin e kronikës së zezë, Anila Hoxha, ka publikuar një shkrim kritik në lidhje me ndryshimet që janë paralajmëruar të bëhen në Policinë e Shtetit.

Duke mos mbetur në nivelin sipërfaqësor të raportimit, Hoxha ngre disa pyetje referuar njoftimit të para pak ditësh të kryeministrit Edi Rama, për ngritjen e një tjetër Njësie Speciale (ENFAST), të dizenjuar për të luftuar ata që i quajti si “të fortët” e rrugës. Gazetarja vë në dyshim nevojshmërinë e ENFAST-it, duke arsyetuar se Policia zotëron për atë qëllim Forca Speciale, reparte elitare, agjentë krimesh, drejtori të hetimit të Krimeve të Rënda, grupe operacionale speciale, si edhe agjentë të infilturuar.

Sipas Hoxhës, ngritja e kësaj njësie speciale, që do të përbëhet nga ish-ushtarakë, duhej të paraprihej nga një analizë e repartit të RENEA-s, që përfaqëson pikërisht strukturën në ligjin për Policinë, ka detyrimin që të ndërmarrë operacione të kësaj natyre: prangosjen e “gangsterëve”.

Hoxha shton se ka një ndryshim të madh mes forcave ushtarake dhe atyre policore, pasi një komando përgatitet për të vrarë, dhe jo për të negociuar me qytetarin, siç është një nga misionet e punonjësve të policisë. Thënë këto, gazetarja e TCH është e mendimit se në këto rrethana, lihet të kuptohet se repartet e lartpërmenduara, kanë dështuar në misionin e tyre.

“Pa as me te voglin dyshim jam pro kapjes se te forteve te cdo lloji persa kohe ata shkelin ligji. Pra, jam pro edhe per super specialet. Por perse kjo strukture kur policia ka forca speciale dhe reparte elitare; kemi agjente krimesh , drejtori te hetimit te krimeve te renda, grupe operacionale speciale, agjente te infilturuar.

A eshte kryer ndonje studim i mirfillte qe te analizoje shkaqet apo te lere te nenkuptohet se keto reparte kane deshtuar? A ka nje propozim te tille ne leter nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ? Ne varesi te cilit departament do jete kjo njesi super speciale?

Sa esht numri i tyre, cfare aftesish ndryshe kane nga RENEA dhe nga FNSH dhe cdo polic qe ben pjese ne organizaten e policise?”, shkruan mes të tjerash Hoxha.

Në konferencën ku komunikoi ngritjen e “ENFAST”it, kreu i qeverisë nuk dha detaje se si do të funksiononte dhe kush do ta udhëhiqte. Sakaq, mësohet vetëm se kjo njësi do të ketë në përbërje fillimisht 50 persona, komando të stërvitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Statusi i plotë i Hoxhës:

Ideja dhe premtimi per te ngritur nje njesi super speciale qe do te arrestoje te fortet e rrugeve dhe lagjeve me gezoi tej mase. Mendova “hajt per hajer”. Por thashe me vete po bej nja dy kerkime. Fillimisht ne google del ligji shqiptar per forcat speciale / RENEA dhe te nderhyrjes se shpejte, te cilat ekzistojne, por qe nje pjese e tyre jane katandisur prej vitesh nga nje shfytezim i tille qe nga ngritja e makinetave vite me pare e deri tek ngritja ne krah e cadrave te plazhit .

FNSH mire boll po shfytezohet per cte mundet, sikurse edhe forcave te rendit qe shikon nga qielli se mos ndonjeri nderron pllakat e banjes pa leje apo vendos cader pa leje; te shpresojme se nje dite me keto fushata policore per te cilat asnje drejtues nuk reagon do ta therrasim policine t’na hekurose rrobat . Rrofte policia qe duam . Po le te merremi me repartin RENEA dhe kompetencat qe ligji ja ka dhene dhe qe jo me kot konsiderohet si struktura me elitare per kapjen e te forteve. Forcat speciale qe ekzistojne prej vitesh ligji na thote se kryejne keto detyra:

kryejne operacione te shkalles se larte te veshtiresise per arrestimin e individeve dhe grupeve kriminale

2.kryejne operacione per shoqerimin e personave shume te rrezikshem.

3 kryejne operacione per shpetimin e pengjeve… e te tjera

Pa as me te voglin dyshim jam pro kapjes se te forteve te cdo lloji persa kohe ata shkelin ligji. Pra, jam pro edhe per super specialet. Por perse kjo strukture kur policia ka forca speciale dhe reparte elitare; kemi agjente krimesh , drejtori te hetimit te krimeve te renda, grupe operacionale speciale, agjente te infilturuar. A eshte kryer ndonje studim i mirfillte qe te analizoje shkaqet apo te lere te nenkuptohet se keto reparte kane deshtuar? A ka nje propozim te tille ne leter nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ? Ne varesi te cilit departament do jete kjo njesi super speciale ? Sa esht numri i tyre, cfare aftesish ndryshe kane nga RENEA dhe nga FNSH dhe cdo polic qe ben pjese ne organizaten e policise?

Ajo qe dihet jo zyrtarisht eshte se pak dite me pare gati 40 ish ushtarake u trajnuan dhe u certifikuan nga RENEA si te afte per te arrestuar te fortet e lagjeve. Ata kane kaluar tashme ne pritje te “urdherit ” ne Policine Shtetit. Por a nuk duhet qe te kujtojme se vite me pare u moren ushtare dhe u sterviten per te qene pjese e RENEAS , por qe u deshtua me sukses. Ku jane strateget e policise pse heshtin? Pse nuk tregojne qe kjo formule nuk eci. A nuk duhet te mbahet parasysh se qysh ne pergatitjen fillestare te nje ushtraku dhe nje polici ka disa ndryshime

Komando pergatitet per te vrare

Polici pergatitet per te parandaluar

komando nuk eshte trupe qe komunikon me qytetarin

2 . Polici ndervepron me qytetarin

komando stervitet me automatik

polici arme te tijen ka pistoleten

Dhe shume te tjera.

Suksese specialeve te rinj. Uroj qe ndonjerit prej jush mos ti ndodhe qe te numeroje monedhat ne banke per te plotesuar kestin e kredise , perpara se te niset ne ndonje operacion te rrezikshem. Uroj qe kur te mbushni moshen 55 vjec mos te dale ndonje akt nen ligjor se ju duhet te dilni ne pension te parakohshem , sic po propozohet per policet aktuale. Por mbi te gjitha , ruani jeten ! EKSPERIMENTET do vazhdojne qe NGA dita e pare qe vishni uniformen e policit. QOFSHIN PA DEME

 

7 Comments

  1. Ja kur te fillojne komentet e kamikazeve te kinostudios “Rilindja”
    Te tipit:
    “Ti ja mer ne goje ktij”
    “Ti je parë duke u q..re me kete”
    “Gazetare kurve”
    Etj
    Etj
    Etj
    Ps: bravo Anila, ke me shume”bole” ti se te gjithe burracaket shqiptare bashkë.

  2. Ti as zahon nuk e tremb dot me o qyqari ti. Injorant funksional total nga kemba ne koke. Nese e ke nje te tille. Po nuk e ke me sa te njohim.

  3. Kur do filloj ky malukati te beje rrobaqepsin. Jo per gje po na i ka premtu dhe eshte” burre” qe i mban premtimet. Te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu