• |
ide | kryesore

U vra në makinë në sy të fëmijëve, dalin detajet e ekzekutimit në Rrëshen

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 48-vjeçarit Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini, që u vra rreth një orë më parë me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit.

Mësohet se Gjini është ekzekutuar teksa ndodhej në automjet, nën shoqërinë e dy fëmijëve. Viktima ka ndalur makinën, në pritje të bashkëshortes që i ishte drejtuar një dyqani të afërt për të kryer disa blerje.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia ndodhet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të atentatit.

Sipas informacioneve paraprake, përpara tre muajsh disa persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip “Benz”. Në momentin që Gjini ka hipur në makinë, ka pikasur lëndën plasëse dhe i alarmuar ka njoftoi Policinë, e cila më pas ka lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, që bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të  lëndës plasëse.

Gjini është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit, i konsideruar si “baron droge”. 48-vjeçari u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

Ndalimi i Gjinit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Precizioni”, si rezultat it ë cilit u arrestuan edhe 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 ton drogë.

Met Kanani njihet në mediat turke si “Eskobari shqiptar”, për shkak të popullaritetit që gëzon si “koka” e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht heroinës dhe kokainës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *