• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek me breshëri plumbash

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është momenti kur Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u qëllua për vdekje natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.

Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapo-bandën greke të vdekur në vend.

97 gëzhdoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm.

Por dyshohet se armët mund të jenë edhe më tepër dhe autorët kanë pasur mbështetje nga një automjet dhe një motoçikletë. Po ekzaminohen pamjet filmike nga zona ku u gjet i vrarë viktima si dhe të bizneseve nga ku kanë kaluar autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *