• |
ide | kryesore

Shumë zhurmë për kuponat, kompleksi “Havana” rinis punën

Lajme, Të fundit



Pak ditë pasi u mbyll me shumë bujë për shkak të mosdhënies së kuponëve tatimorë, kompleksi “Havani” në Dhërmi ka rifilluar punën pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Gjykata.

Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministri, Erion Braçe, i cili fajëson organin e gjykimit, për këtë vendim që sipas tij  është i kundraligjshëm.

Sipas numrit 2 të qeverisë, gjykatësi i çështjes në Gjykatën e Faktit në Vlorë, “ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet”, ka zhbllokuar aktivitetin e “Havana”-s, edhe pse vendimi duhet të ishte në kompetencën e Gjykatës Administrative.

E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes,

paralizuar nga vullneti politik

per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!”- shkruan ndër të tjera Braçe në “Facebook”.

Braçe shton se do të apelojë vendimin, pasi aksioni anti-informalitetit nuk ka kthim pas.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *