Pak ditë pasi u mbyll me shumë bujë për shkak të mosdhënies së kuponëve tatimorë, kompleksi “Havani” në Dhërmi ka rifilluar punën pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Gjykata.
Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministri, Erion Braçe, i cili fajëson organin e gjykimit, për këtë vendim që sipas tij është i kundraligjshëm.
Sipas numrit 2 të qeverisë, gjykatësi i çështjes në Gjykatën e Faktit në Vlorë, “ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet”, ka zhbllokuar aktivitetin e “Havana”-s, edhe pse vendimi duhet të ishte në kompetencën e Gjykatës Administrative.
“E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!
Pas politikes,
paralizuar nga vullneti politik
per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,
#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!”- shkruan ndër të tjera Braçe në “Facebook”.
Braçe shton se do të apelojë vendimin, pasi aksioni anti-informalitetit nuk ka kthim pas.
Prap ja kan dhjere ERionkes?