• |
ide | kryesore

Kundërpërgjigjia e Belerit/ SPAK heton hotelin e çiftit Gaçi-Xhaçka në Dhërmi

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, bashkëshort i ish-Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka nuk preferoi t’u flasë gazetarëve kur doli nga godina e SPAK, por thirrja e tij në prokurori hap siparin e një beteje të paralajmëruar për pronat e Himarës, që kur Fredi Beleri nisi fushatën për bashkinë.

Nga qelitë e burgut, Beleri ka firmosur një kallëzim për falsifikim dokumentash të truallit në Dhërmi, ku është ngritur hotelit me 5 yje në pronësi të Artan Gaçit.

Gaçi u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama për këtë hotel dhe kjo çoi në kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të bashkëshortes së tij, Olta Xhaçka me pretendimin e konfliktit të interesit.

Banori i Himarës që i shiti tokën Artan Gaçit dyshohet se ka përfituar nëpërmjet falsifikimit 4 mijë e 600 metra më shumë nga sa i takonin, thuhet në kallëzim. Ai quhet Foto Pavllo Mëhilli dhe sipas këshilltarëve të opozitës është ndihmuar nga Artan Gaçi dhe Jorgo Goro për falsifikimet.

“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall” thuhet në kallëzim.

Për të njëjtën çështje u thirr në SPAK të enjten, Jorgo Goro, aktualisht kryetar në detyrë i bashkisë së Himarës. Beleri e akuzon se ka nënshkruar planvendosjen, që konkludoi nga falsifikimi i dokumentave.

Lexo edhe: Investimi strategjik: Plazhi në Dhërmi u përfitua nga ‘kunata’ e ministres Xhaçka

Lexo edhe: Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i partisë

Lexo edhe: Burri investitor strategjik, Xhaçka: Shpifje, s’kam shkelur asnjë ligj

Lexo edhe: Resorti në Dhërmi, Artan Gaçi: ‘Unë jam investitori strategjik’

“Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi” thuhet në kallëzim.

Ish-këshilltari demokrat, Skerdjan Dhuli duke folur në Syri Tv shpjegoi se informacionet e para për këtë kallëzim u verifikuan nga këshilltarët opozitarë të bashkisë, pasi Xhaçka mbajti qëndrime që ai i quajti “nacionaliste” pas arrestimit të Belerit. A

“Që prej ditës që z. Beleri është arrestuar, Olta Xhaçka mori flamurin e mbrojtjes së kauzës nacionaliste që përmbledh gjithë kjo historia e zgjedhjeve të Himarës, – tha Dhuli, – dhe ne u bëmë kuriozë se cili ishte interesi i këtij personi. Sigurisht që informacionet i kishim nga terren. Informacioni ishte që bashkëshorti i saj, ish-deputeti i PS, Artan Gaçi, kishte marr një pronë me letra të falsifikuara dhe në një moment të caktuar, bëmë kallëzimin penal” tha Dhuli.

Sipas tij, falsifikimi është shumë i lehtë për t’u verifikuar dhe kjo është një histori që përsëritet në zhvillimin e pronave të Himarës. Dhuli tha se Gaçi u kallëzua, sepse ka ndikuar që prona e banorit të Dhërmiut të shumëfishohej, pasi ishte rënë dakort për blerjen e saj.

“Ky shtetas, Pavllo Mihali, nuk i bënte dot letrat, pronës dhe ia shiti Artan Gaçit meqenëse ai ishte njeri i pushtetit dhe Hipoteka para njerëzve të pushtetit rri sus; hipoteka e Vlorës! Artan Gaçi, për të marrë edhe pronën tjetër që nuk ishte e këtij personi… Që, si ishte e mundur që ky person shet një pronë që nuk është e tij dhe jo pak pronë, po 4600 metra?! I gjithë kallëzimi penal është shumë i thjesht për t’u zbërthyer” tha Dhuli.

Lexo edhe: Ç’mund të bëjë Rama për pushtet

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të avancojë me hetimet dhe do të gjejë falsifikime në rastin e hotelit të çiftit Gaçi-Xhaçka. Në këtë rast, kjo çështje do të vërtetonte hipotezat se Fredi Beleri u burgos me urdhër politik, për të shmangur telashet që do të nxirrnin të palarat e investimeve strategjike në pronat e Himarës./Lapsi.al

https://lapsi.al/2023/05/13/investigimi-si-ia-ngriten-kurthin-me-pranga-fred-belerit/



13 Comments

  1. kujt e nis kete mesazh te ‘koduar’Meta, por ajo qe dime eshte se me Lulzim Bashen ka kohe qe nuk behet. Ka vite, e me sa duket eshte mesazh per Berishen, qe pertej deklaratave te forta akuzuese ndaj qeverise, e ‘leshon’ nganjehere doren kur behet fjale per perfitime.

    1. Po për sulmet Terroriste ndaje Izraelit, pse nuke ka lajem Tek lapsi? a po jeni ekstremist mbeshtesin terrorist islamik?🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇮🇱🇮🇱🇮🇱

  2. Ja pra sakte fare pse mbahet ne burg Beleri – qe GaGacet e qeverise Rama te shpallen Investitore Strategjike e bregdeti Himares ti kaloje atyre ne pronesi, ashtu sikur i kaluan ne pronesi dhe Tan Gagacit vete ISH-ministreshen Xhacka, aq kohe ne perdorim nga Timonieri e para tij edhe nga djali Shemsie Kadrise se GJALLICES…

    1. ridhjerja e rrajave

      spaku po heton, kjo ishte si me la gojen

      dhe nje ngarje tjeter nga drejtesia e RE

      Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve; Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta, të akuzuar për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’, ndaj viktimave Bilbil e Jashar Maja dhe ‘Kanosje’.

      Plagosje e lehte me Dashje, dhe trecereku i ktyre bredh i lire ne fush kruje dhe policia nuk zbaton masen e arrestit me burg

      ridhjerja kaotike

  3. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje, me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza.

    Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”Ja dhe morrat e lenka cukes qe ja mbajne goje ate gjene e Belerit

  4. Kjo deklaratë zyrtare e tij ka të mirat dhe të këqijat e saj për ndjekësit e tij.
    E mira e kësaj është se tani ata e kanë të ndarë mendjen që nuk fitojnë dot zgjedhjet duke pasur në krye Berishën përballë Ramës pasi vet Berisha. E pranon që me atë nuk i fiton dot zgjedhjet.

  5. Ptuuuu soj bastardesh dhe devijacione te peshtira te qenies njerezore ,qe nuk keni as nder, as dinjitet, as moral, as karakter, dhe qe lepini ne mengjes çfare peshtyni ne darke dhe putheni si ku…. me ate qe keni share me liber shpije, me fis e me fare, vetem per karriken e ndyre te by….. tuaj qe ngjan fiks me surratin palaço te sali berishes.

  6. APOLOGJIA E MUNGUAR E TIK LAPAJT-TË KISHTE HALLA KOQE

    Të dashur qytetarë dhe miqtë e mi,
    jam këtu të vërtetën për t’ju thënë,
    ka akoma shpresë mos u dorëzoni,
    patjetër drejtësia në vend do vënë.

    E di që shumë nga ju janë lënë papunë,
    administrata është mbushur me militantë,
    Banka Qëndrore me farefisin e politikanëve,
    por unë do jem me ju, s’ju lë në baltë.

    Sistemi është i korruptuar, i kapur plotësisht,
    nëpër media vërtiten analistë mercenarë,
    bëjnë avokatin e njërës apo tjetrës parti,
    që padroni i tyre politik të dalë si i larë.

    Politika sundon çdo aspekt të ekonomisë,
    prandaj media dhe gazetaria është blerë,
    media nuk është më pushtet i katërt,
    janë bërë si megafon propagande të mjerë.

    Janë të gjithë hajdutë këta poltikanë,
    si EdRama, Berisha, Luli apo Meta,
    të pashpirtë, barbarë dhe sharlatanë,
    dhe kanë zgjidhur vetëm hallet e veta,

    Partinë e drejtojnë si diktatorë,
    e kanë si pronë private me tapi,
    kush mendon ndryshe e i kundërshton,
    largohet përfundimisht, ikën në shtëpi.

    Janë pasuruar kur qenë në pushtet,
    tani s’duan t’ia dinë më për asnjëri,
    30 vite punësime me ryshfet e nepotizëm,
    militantizëm nëpër bashki e ministri.

    Unë s’kam asnjë lidhje me këta,
    asnjëri prej tyre mua s’më financon,
    ata janë tashmë armiq të popullit,
    liderë që ky popull nuk i meriton.

    Ju lanë pa shpresë,të varfër sa më s’ka,
    si pushtues dhe autokratë sunduan,
    vodhën sa deshën me oligarkët,
    trurin e larguan, rininë e shpopulluan.

    Këta janë vampirë dhe shushunja,
    që pushtetin e kanë vjedhur ose blerë,
    prandaj populli meriton më të mirën,
    jo këto banda politike me palaço të mjerë.

    Piktori ka tre mandate që sundon,
    tall bythën, vjedh, bën sikur qeveris,
    disa ministra i janë futur në burg,
    ish kryeministri në arrati, u degëdis.

    Por Ramsi thotë që përgjegjësi s’ka,
    se të tjerët hanë dardha në fshehtësi,
    morali politik është bërë leckë fare,
    ku çdokush këmbët mund të fshijë.

    Unë s’kam nevojë për para në politikë,
    dua thjesht të hyj për mirë në histori,
    si ai që rrëzoi ‘trekëndëshin e Bermudës”,
    ose si ai që tentoi, s’ja doli, e iku në shtëpi.

    Në fakt Luli s’është lider me rëndësi,
    kot sa e fusim në këtë mesele,
    ishte dordolec i Saliut, e u bë i Ramës,
    u pasurua boll, dhe tërë kohës fle.

    Bën gjasme takime nëpër qytete,
    me katër, pesë apo me shtatë vetë,
    me këtë ”ushtri” militantësh në miniaturë,
    do rrëzojë Ramën si trim me fletë?!

    Prandaj ju thashë gjithshka ka degraduar,
    s’ka më politikanë me cipë, as me moral,
    janë thjesht ca kllounë që duan karrike,
    që pështyhen, lëpihen dhe bëjnë skandal.

    Mos dëgjoni as çfarë thotë Kokalarja,
    sikur mua Meta dhe Irfani më financon,
    le të nxjerrë ajo ndonjë fakt po pati,
    përndryshe për shpifje në gjykatë shkon.

    Unë vërtet kam punuar për Sorosin,
    kam qënë avokat dhe jo servil i tij,
    kur je papunë diku do trokasësh,
    por mua dinjitetin s’ma heq dot njeri.

    Partia jonë do jetë e fuqishme,
    se shpirti dhe zëri i saj do jeni ju,
    zgjidhja e problemeve është prioritare,
    papunësia s’do vazhdojë më kështu.

    Ne do ofrojmë një vizion të ri,
    do vendosim drejtësinë sociale,
    do e ç’rrënjosim korrupsionin,
    Shqipëria s’do jetë më si hale.

    Do të krijojmë mjaftueshëm vende pune,
    do ofrojmë shërbime sociale me rëndësi,
    do zhvillojmë infrastrukturën dhe arsimin,
    do kemi një kujdes shëndetësor krejt të ri.

    Do përcaktojmë minimumin jetik,
    shtresat vulnerabël do kenë prioritet,
    sindikatat do jenë pjesë në vendimmarrje,
    me shoqërinë civile do kemi partneritet.

    Do të krijojmë një shet ligjor, jo rrumpallë,
    populli do vendosë me referendum,
    s’do bëhen ligje apostafat për oligarkinë,
    do jemi të përgjegjshëm, ”s’do flemë gjumë”.

    Do jemi transparentë në veprimet tona,
    çdo pushtetar do japë llogari,
    për punën që bën e pasurinë që ka,
    e për militantët në ministri e bashki.

    Prandaj o populli im i dashur,
    le të ngrihemi të gjithë bashkë në shesh,
    të oshëtijë bulevardi, të tronditet regjimi,
    të tregojmë fuqishëm sa kemi peshë.

    Të qëndrojmë aty të pandalshëm,
    jam i sigurtë që BE do jetë me ne,
    se do shikojnë tubimin si uragan masiv,
    që kërkon ndryshim dhe politikë të re.

    Le t’i tregojmë që ne jemi shpresa,
    se Shqipëria bëhet, për të punojmë ne,
    s’vijmë për karrige as për t’u pasuruar,
    por për ta nxjerë vendin nga kjo derexhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *