• |
ide | kryesore

Çështja “Pjetri”/ PD akuza Ramës: Po e pengon të japë dorëheqjen, do informojmë Krimet e Rënda për…

Lajme, Të fundit

Në një deklaratë të radhës lidhur me kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për pengimin e zbatimit të ligjit “Antimafia”, duke mos lejuar verifikimin e pasurive së kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet  vendore monopartiake të 30 qershorit.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, u shpreh nga selia blu se kreu i qeverisë po ndjek një “skenar kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës”, ku krahas moszbatimit të ligjit “Antimafia”, po pengon Pjetrin të japë dorëheqjen dhe njëkohësisht po ndalon Prokurorinë të konfirmojë gjetjet dokumentet e PD-së, që dëshmonin arrestimin, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin nga Italia të Pjetrit, të dhëna të verifikuara në mënyrë të pavarur nga “Zëri i Amerikës.”

Pjesë nga deklarata e Gjatës:

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

    Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

       Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

       Pse nuk vepron prokuroria?

       Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme  është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës.

Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se:

  1. a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.

 

5 Comments

  1. Interesant eshte fakti qe kur Zeri i Amerikes verifikon ne menyre te pavarur per PD shpif, ndersa per PS duhet mare ne kosiderate!!!!!!!!!

  2. Prokurory e njeanshme, kur padit Balla opozitaret per 24ore aktivizohet. Po shifet qarte kapja e çdo pushteti deri edhe akademin e shkencave me Gjinushin qe u plak kryetar partie majtiste

  3. Gjata, burre 60vjec me baseta qe bo si pidh Nje rrote K komplet qe doli bllof me Xhiselen, me Babalen, per mandatet, me zgjedhjet….
    I bo fresk Bashes me kap nonji kocke.

  4. Mire e thote avokat Ngjela : Do kete jasahtezakonisht shume pune BKH dhe SPAK (amerikont) me zyrtaret dhe ish zyrtaret e larte te 30 viteve te fundit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu