• |
ide | kryesore

Projekti i Unazës së Re/ Basha takim të beftë me banorët e Astirit

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që t’i bashkohet mbrëmjen e sotme protestës së përnatshme në Unazën e Re. Qëllimi i këtij takimi të kryedemokratit me banorët e Astirit është firmosja e kontratës së besimit për bashkëpunimin e palëve në opozitë dhe në qeveri.

Detajet e kësaj marrëveshjeje, e ngjashme me paktin që u nënshkrua nga Basha me komunitetin e artistëve në kauzën për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, nuk janë bërë ende të ditura.

Banorët e Astirit, për një periudhë pothuajse 1-vjeçare protestojnë çdo mbrëmje kundër projektit të Unazës së Re, që sipas tyre është korruptiv dhe nuk dëmshpërblen në mënyrë të drejtë zotëruesit e shtëpive që preken nga zbatimi i tij.

3 Comments

  1. KUJDES BASHA SE E KENI LENE PAS DORE UNAZEN E RE. KUJDES SE PALLOSHI I ANETES PO E TENDERON PERSERI EDHE PSE NUK U DENUA ASNJE PER RASTIN E PARE . VJEDHJA ESHTE STRATOSFERIKE DHE SHUME E FRIKSHME . KUJDES BASHA SE FLITET QE JE PJESE EDHE TI NE KETE ALLISHVERISH . TREGO SE ME POPULLIN .

  2. Hahahahahahahahaha, sec me kujtoi nje film rreth 40 vite me pare qe perfaqsuesit e partise komuniste u jepnin nga nje cope leter te shpronesuarve dhe u thoshin; “Parate ke per ti mare kur te clirohet atdheu”.

  3. O Lul Rama nje mandat nje PPP e ka mjere ky popull cfare ka me heq .Skemat si funksionojen ne kete vend dhe femijet i mesuan ne thjesht jemi per tu mbushur buxhetin disa mafioze qe nga Amerika deri ne Europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu